Lëvizja e qytetarëve drejt Malit të Zi, vetëm me përgjigjen e tamponit negativ

Lëvizja drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit do lejohet vetëm për qytetarët të cilët kanë kryer tamponin për COVID-19 dhe që rezultojnë negativ.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër njoftoi sot se të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Policia e Shkodrës bën të ditur se kalimi në dy pikat kufitare do të jetë i hapur për qytetarët nga e hëna deri të premten në mbrëmje deri në orën 22:00. Nga e premtja pas orës 22:00 deri të dielën në mesnatë nuk ka kalime, të hënën rihapet sërish pika kufitare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet