Malajzia në 'gjendje emergjente' deri më 1 gusht nga koronavirusi. Parlamenti ndalon seancat

Mbreti i Malajzisë ka deklaruar “gjendjen emergjente” të vendit dhe ndalimin e seancave të parlamentit deri më 1 gusht, për të luftuar valën e re të infektimeve me Covid-19. Vendimi është bërë publik edhe nga vetë kryeministri i vendit Muhyiddin Yassin, i cili ka deklaruar se “vendi do të ketë ndalime në të gjithë territorin”.

Është hera e parë në 50 vjet që Malajzia deklaron “emergjencën shtetërore”. Në një mesazh të transmetuar direkt në televizionin publik, kryeministri i cili është zgjedhur vetëm 10 muaj më parë nëpërmjet shumë problemeve, ka shtuar se “nuk bëhet fjalë për një grusht shteti”, duke siguruar se “menjëherë sapo të kalojë edhe situata e pandemisë do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare”.

   

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet