Manastirliu apel të infektuarve me COVID: 'Mos ejani vonë në spitale, besoni tek mjekët'

Ndërsa mohoi akuzat e opozitës se spitalet po përballen me kapacitete të ezauruara, ministrja e Shëndetëësisë, Ogerta Mansatirliu iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dalë pozitivë me COVID që të marrin mjekim në spitale.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja theksoi se janë rreth ende 1600 shtretër të lire, në dispozicion të pacientëve. “Ne kemi ende shumë për të bërë, po punojmë natë e ditë dhe sistemi ynë po i përgjigjet deri tani qytetarëve. Nëse s’do kishim investuar 5 vite më parë në sistemin e urgjencës Kombëtare, nuk di të them si mund të ishte situata. E kemi ndërtuar ne, pasi nuk ka qënë. Investimi në autoambulanca që asnjë qytetar të mos mbetet pa shërbim do vijojë.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe jemi të siqertë se mundet të bëjmë edhe më shumë. Në planin vjeshtë-dimër futëm në paketën e rimbursimit ilaçet e atyre që kurohen në shtëpi. Ju drejtohem me zemër: Mos ejani vonë në spitale mos u frikësoni se nuk ka shtretër, ata që sot flasin e lanë shëndetësinë gërmadhë! Mos i dëgjoni ata që s’janë kujdesur ndonjëherë për ju, besoni tek ekspertët, për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto momente të vështira”, tha Manastirliu.

Teksa u shpreh se ka ende vend për përmirësim, ministrja deklaroi që brenda muajit dhjetor do të sigurohen testet e shpejta antigen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet