Presidenti meksikan Andreas Manuel Lopez Obrador, infektohet me Covid-19

“Presidenti meksikan Andreas Manuel Lopez Obrador, ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, shkruhet në median meksikane. Presidenti, i cili ka shkruar në profilin zyrtar në rrjetin Twitter, ka deklaruar se simptomat janë të lehta dhe se po merr trajtim mjekësor. “Dua t’ju informoj se jam infektuar me koronavirus. Simptomat janë të lehta, por jam duke marrë trajtim mjekësor. Si gjithnjë, jam optimist. Do të kalojë”, shkruaj Lopez.

Presidenti shton se do të vazhdojë punën e tij nga pallati presidencial, në të cilin përfshihet edhe një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me punën e vaksinës ruse Sputnik V.

“Do të vazhdoj të gjitha punët publike nga pallati ku jetoj. Për shembull, nesër do të kem një telefonatë me Vladimir Putin, jo vetëm për shkak të miqësisë respektive, por edhe mundësisë së dërgimit për ta përdorur këtu vaksinën ruse Sputnik V”, ka shkruar Lopez Obrador në Twitter.

Presidenti meksikan i cili shumë rrallë shihet të mbajë maskë, ka marrë kritika të shumta në lidhje me mosmarrjen e masave të duhura kundër pandemisë. Meksika ka një në kurbat më të ulët të vaksinimit në të gjithë botën dhe testet në pjesën më të madhe janë të shtrenjta dhe vështirë për t’u blerë”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet