Sërish humbje të ndjeshme nga Covid-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima dhe 734 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 134 867, ndërsa numri i vdekjeve në 3 940.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 621 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit duke e çuar në 109 297 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 641 573 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3 246 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 21 630.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet