Shijiazhuang dhe provinca Hebei mbyllen totalisht. 63 të infektuar në 24 orë/ 289 raste deri tani

Një vit pas Wuhanit, një tjetër kryeqytet provincial me 11 milion banorë, Shijiazhuang kryeqyteti i provincës veriore kineze Hëbei, është “mbyllur totalisht” për shkak të rasteve të shumta me infektime të Covid-19. Vetëm gjatë ditës së sotme regjistrohen 63 raste të reja, duke përshirë edhe 50 rastet e konfirmuara zyrtarisht dhe 67 rastet me probleme të sistemit të fryëmarrjes të një dite më parë. Qyteti duket se është goditur fuqishëm brenda disa ditësh që nga shpërthimi i rasteve të para nga dita e shtunë. Ky është edhe numri më i madh i të infektuarve në territorin e kinës prej muajsh që nga viti i kaluar.

Të gjithë banorët dhe automjetet janë rreptësisht të ndaluar për të dalë dhe hyrë në qytet dhe provincë. Mbi të gjitha banorët dhe automjetet e distriktit Gaocheng të kryeqytetit rajonal Shijiazhuang, zonë e cila është edhe më e infektuara dhe në rrezik të lartë, nuk janë absolutisht të lejuar të dalin ose hyjnë.

Deri ditën e sotme, ekspertët e shëndetësisë kanë mbledhur mbi 6.11 milion teste tamponi, nga ku 289 raste kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Që nga dita e enjte, edhe aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka ndërprerë thuajse të gjitha fluturimet e tij. Problemi qëndron se aeroporti ndodhet vetëm 5 kilometra larg distriktit Gaocheng, i cili ndodhet në rrezikun e nivelit të lartë për shkak të infektimeve.

Nga të 50 pacientët e konfirmuar pozitivë me virus, tre prej tyre kanë marrë pjesë në një ceremoni dasme dhe njëri prej tyre është student kolegji në Shijiazhuang.

Por edhe qyteti Xingtai është po ashtu qyteti i dytë më i goditur nga virus në provincën Hëbei. Qyteti është futur në rajonin e “rrezikut të lartë” dhe nga ditë e enjte deri tani, ka kryer mbi 2 milion tampone nga ku kanë rezultuar 11 persona pozitivë me Covid-19.

Bëhet e ditur se në të gjithë provincën janë futur në listën e zonave të rrezikuara 17 rajone, nga ku kryeqyteti i provincës Shijiazhuang së bashku me qytetin Xingtai janë edhe zonat më të rrezikuara dhe të mbyllura totalisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet