Skandal në Itali/ Në pranga mjeku, i dha ilaçe të gabuara dy pacientëve me COVID, që më pas humbën jetën

Një tjetër skandal në Itali, një mjek në spitalin e Brescias mësohet tu ketë dhënë qëllimisht ilaçe me efekt anestetik dhe bllokues neuromuskular pacientëve që vuanin nga Covid-19, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre. Për këtë arsye, një mjek në urgjencën e një spitali në Brescia u arrestua nga karabinierët. Mjeku akuzohet për vrasje dhe për moment atij i është përcaktuar masa arrest shtëpiak.

Të dhënat datojnë në Marsin e kaluar, kur shpërtheu pandemia dhe numri i lartë i infeksioneve preku spitalet, duke shkaktuar tejmbushje të tyre. Karabinierët e Brescia, dy muaj pas ngjarjeve, duke mbledhur dhe përpunuar informacione në lidhje me mundësinë që vdekja e disa pacientëve, në dhomën e urgjencës së një spitali në provincë, ishte shkaktuar nga praktikat mjekësore të ndërmarra me vetëdije nga një mjek filluan hetimet.

Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se shumë pacientë kishin pasur përkeqësim të ndjeshëm dhe të papritur. Tre trupa u zhvarrosën që t'i nënshtroheshin autopsisë dhe hetimeve toksikologjike. Hetimet zbuluan, brenda indeve dhe organeve të njërit prej tyre, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, të cilat nëse përdoren jashtëprocedurave dhe dozave specifike, mund të çojë në vdekjen e pacientit.

Për më tepër, në regjistrat mjekësorë të të ndjerit nuk është shënuar përdorimi i atyre ilaçeve nuk paraqitet, aq sa të ngrihet dyshimi se i dyshuari është gjithashtu përgjegjës për falsifikim të një dokumenti publik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet