Vaksina zvogëlon vdekjet dhe format e rënda të Covid me mbi 94%

"Efektiviteti i vaksinës nga prilli deri më sot mbetet i qëndrueshëm dhe mbi 94% në reduktimin e vdekjeve dhe formave të rënda të sëmundjeve që kërkojnë shtrimin në spital dhe shtrimin në kujdes intensiv. Sa i përket diagnozës së SARS-CoV-2, efektiviteti zvogëlohet nga 88.5% (periudha 4 prill-11 korrik) në 79.7% (periudha 4 prill-22 gusht). Fondacioni Gimbe e publikoi këtë në raportin javor mbi përparimin e pandemisë. "Me fjalë të tjera, ka një reduktim progresiv të efektivitetit të mbulimit të vaksinimit kundër infeksioneve asimptomatike dhe formave të lehta të sëmundjeve që nuk kërkojnë shtrim në spital", përfundon Gimbe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet