Ambasada italiane projekte të përbashkëta me bashkinë e Gjirokastrës për turizmin

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe konsullen Iva Palmieri, në kuadër të hapjes së Javës Italiane në Gjirokastër. “Së bashku ndoqëm ecurinë e projekteve të nisura për rikonstruksionin e teatrit “Zihni Sako”, rehabilitimin e rrjetit të ndriçimit publik në qytet si dhe ndërtimin e mjediseve argëtuese për fëmijët”, tha Golemi. Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “thelbi i marrëdhënies dypalëshe do të jetë zbatimi i projekteve të përbashkëta, në zhvillimin turistik dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”. Sipas tij, risi do të jetë çelja e “Casa d ‘Italia” në Gjirokastër, një qendër për njohjen e të rinjve me gjuhën dhe kulturën e këtij vendi. “Gjirokastra ka konfirmuar tashmë kredibilitetin për përthithjen e fondeve zhvilluese të BE-së”, tha Golemi. Java e Gjuhës Italiane zhvillohet çdo vit në datat 19 deri 25 tetor me qëllim përhapjen e kësaj gjuhe e kulture në mbarë botën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet