Audiencë e pakët në Koncertin e Vjenës, mungon edhe kancelari Nehammer

Koncerti vjetor i Vitit të Ri të Vjenës po zhvillohet sot para një audience dukshëm më të vogël për shkak të pandemisë dhe pa kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili tha se nuk kishte planifikuar të merrte pjesë në koncertin e njohur në të gjithë botën.

“Në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë që kërkon shumë nga të gjithë ne, do ta konsideroja praninë time si një sinjal të gabuar”, shkroi Nehammer në Facebook duke thënë se në vend të kësaj do ta shikonte koncertin në televizion. Pavarësisht numrit të reduktuar të njerëzve që ndoqën ngjarjen, dirigjenti Daniel Barenboim tha se ishte i lumtur që koncerti nuk do të luhej para vendeve bosh. Ai dëshiron t’u kujtojë njerëzve rëndësinë e muzikës.“Shpresoj që të frymëzojë disa nga politikanët në të gjithë botën që të mendojnë vërtet për rëndësinë e nevojës shpirtërore të muzikës për popullatën”, u tha Barenboim gazetarëve të mërkurën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet