Bukuritë e Prespës, destinacioni i turistëve vendas e të huaj

Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm fotoalbumin e vizitës së djeshme në Kiev.

“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e ditës së djeshme në Kiev, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Dje Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan Ukrainën.

Kryeministrat vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.

Rama dhe Abazoviç udhëtuan mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë.

Ata vizituan edhe ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa pa nga afër dëshmi tronditëse të kësaj lufte, Rama la një shënim në Librin e Shënimeve të vendosur në ambientet e kësaj ekspozite. “Bota ta ndalojë këtë tmerr dhe Ukraina të dalë e rilindur prej tij!”, shkroi kryeministri Rama në Librin e Shënimeve.

Në vijim, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi u pritën në takim nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, takim që u pasua nga konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama, kryeministrit Abazoviç dhe presidentit Zelenskyy.

Kryeministri Rama dhe kryeministri Abazoviç takuan më pas edhe kryeministrin e Republikës së Ukrainës, Denys Shmyhal dhe më pas kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet