Ismail Kadare në kopertinën e revistës ''World Literature Today''

Ismail Kadare, fitues i Çmimit Ndërkombëtar ''Neustadt 2020'' për Letërsinë, kryeson numrin Dimëror 2021 të ''World Literature Today'' , revistës që i dedikohet Letërsisë Botërore. Kopertina i kushtohet jetës dhe veprës së tij. Festivali Neustadt i Letërsisë, një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, është një festë e librit dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet