Kantina në Berat, hapësirë relaksi afër destinacioneve turistike

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje një tjetër agrobiznes të suksesshëm, i cili ka përfituar nga mbështetja e AZHBR-së.

Përmes rrjeteve sociale, Rama ndau foto nga ”Kantina Nurellari” në Berat, të cilën e cilësoi “një oaz që kush nuk e ka vizituar veçse ka humbur rastin të shijojë diçka fantastike”.

“Vetëm 9 km nga Berati, në Fushë-Peshtan, mbështetur nga qeveria përmes programeve të AZHBR është një hapësirë relaksi mes gjelbërimit të vreshtave dhe fuçive të verës. Ajo rrethohet nga shumë atraksione turistike si Ujëvara e Bogovës, Kanionet e Osumit dhe mali i Tomorrit, të gjitha destinacione që mund të arrihen pa humbur kohë”, shkruan Kryeministri.

Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive, ka nxitur krijimin e agroturizmit si një modeli të ri të zhvillimit rural në Shqipëri.

Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet