Mrekullia natyrore që tërheq turistë në çdo stinë

Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj, me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga bukuritë e Rrajcës, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. “Mirëmëngjes nga Rrajca, pjesë e Parkut Shebenik-Jabllanicë dhe zonë e mbrojtur nga UNESCO për ahun e lashtë të Europës. Shtëpi unike liqenesh akullnajore, që përditë po kthehet në pikëtakimin e të dashuruarve pas natyrës, alpinizmit dhe çiklizmit malor”, tha ajo. Liqenet akullnajore, pjesë e Parkut Shebenik-Jabllanicë, e bëjnë Rrajcën një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet