Mumje me gjuhë floriri 2.000 vjeçare të lashta zbulohen në Egjipt

“Arkeologët kanë zbuluar disa mumje që datojnë mbi 2.000 vjet me gjuhën prej ari, të vendosura në veri të egjiptit”, ka deklaruar Ministria e Antikitetit. Një grup arkeologësh egjiptiano-domenikan, kanë nisur punën në tempullin Taposiris Magna në Aleksandri, duke zbuluar 16 varreza të ngurtësuara të epokës romake dhe greke.

Arkeologët kanë deklaruar se “gjendja e mumjeve nuk ka qenë e mirëmbajtur”. Ata shtojnë se “të vdekurve u është vendosur një material i florinjtë në gjuhë, në mënyrë që ata të flasin përpara gjyqit të ngritur nga Zoti Osiris në jetën e përtejme”.

“Egjiptianët e lashtë besonin se Osiris ishte Zoti i botës së përtejme dhe gjykatësi i të vdekurve. Osiris madje ishte pikturuar në dekorime dhe hieroglife të lashta, me materiale plastike dhe të ngjitur në disa prej varrezave të mumjeve në fjalë”, deklaron Kathleen Martizey nga Universiteti i Santo Domingos.

Dekorimi i logos është gjetur tek koka e mumjes së dytë, në të cilën është vendosur një kurorë, dy brirë dhe një gjarpër kobra. Në gjoks, është vendosur një varëse në të cilën ndodhej koka e një fajkoi, simbol i zotit Horus.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet