Një Picasso shitet 103 milionë dollarë

Tabloja “Gruaja e ulur pranë dritares (Marie-Thérèse)” e Pablo Picassos u shit sot 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar tek Christie’s, në Nju Jork.

Tabloja me përmasa 1,46 metra me 1,14 metra, e pikturuar më 1932, u vlerësuar 90 milionë dollarë dhe arriti në 103,4 kur u shtuan tarifat dhe komisionet, pas një beteje më shumë se 19 minutëshe midis koleksionistëve.

Vepra, e cila përfaqëson dashnoren dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter, ka pothuajse dyfishuar sasinë e vlerësimit fillestar të siguruar nga Christie’s, domethënë 55 milion dollarë.

Shitja konfirmon gjallërinë e tregut të artit, i cili në të vërtetë nuk ka vuajtur nga pandemia edhe nëse është ngadalësuar nga pasiguria për gjendjen shëndetësore dhe ekonomike, por edhe statusin e veçantë të Pablo Picasso (1881-1973).

Performanca e përgjithshme e mirë e ankandeve të së enjtes, e cila arriti në 481 milion dollarë, “sinjalizon një kthim real në normalitet”, tha Bonnie Brennan, president i Christie’s America, në një konferencë shtypi në internet. “Tregu i artit është përsëri në rrugën e duhur”.

“Gruaja e Ulur” ishte blerë vetëm tetë vjet më parë nga pronari i saj aktual, në një shitje në Londër, për 28.6 milion paund, ose rreth 44.8 milion dollarë, më pak se gjysma e çmimit të ofruar të enjten.

Pesë vepra nga Picasso tani kanë kapërcyer pragun simbolik prej 100 milion dollarësh. Edhe para kësaj shitje, ai ishte tashmë i vetëm në krye të këtij klubi shumë të mbyllur, me katër piktura, përfshirë “Gratë e Algjerit”, e cila mban rekordin për artistin spanjoll, me 179,4 milion dollarë, në maj 2015.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet