Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, “shkalla e transformimit që Shqipëria ka përjetuar gjatë kësaj dekade është vërtet shumë e madhe”.

Në fjalën e tij në konferencën e 18-të të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatike- Joniane, Rama e nisi fjalën e tij me finalen e Conference League që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më datë 25 maj.

“Do të doja ta nisja me këtë thjesht për të theksuar faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej vetëm pak vjet më parë”, tha Rama.

“Thënë këtë dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës, pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës, pasqyron shumë masën e barrës sonë në histori. E shkuara ka qenë më pak bujare me ne. Kësisoj shtegu drejt së ardhmes është më i vështirë”, tha Rama.

Por, shtoi ai, “pasi kam thënë këtë besoj se shndërrimi që kemi parë në vendin tonë dhe në të gjitha vendet e tjera në këto 30 vitet e fundit është i pashembullt, kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendet dhe mbi njerëzit”.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe një rrugë të gjatë kemi përpara, sidomos për ne në Shqipëri, ku historia na ka caktuar apo na caktoi një izolim shumë të vështirë, me një vështirësi të tmerrshme, me një barbari të spikatur. Sidoqoftë shkalla e transformimit që Shqipëria ka përjetuar gjatë kësaj dekade është vërtet shumë e madhe. Ndërkohë siç e shoh unë, mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha”, tha Rama

“Kjo nismë është diçka, që i shtohet nismave gjithnjë e më të shpeshta e të shumta të zhvillimit në kuadër paqes, të bashkëpunimit. Dhe në një periudhë kohe ku ka mundësi vërtetë të jashtëzakonshme për të kërkuar dhe për t’u siguruar që të kthehen në transformime reale në jetët e njerëzve, të qytetarëve tanë”, theksoi Rama.

“Ajo çka po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, meqë ra fjala, në Ukrainë, është një mësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne që të vazhdojmë e të ecim në rrugën e forcimit të paqes, e forcimit të bashkëpunimit, për të shmangur me të gjitha mënyrat rënien në kurthet e së shkuarës. Sa më thellë hyn në Ballkan aq më të thella janë ato. Mësimi i kësaj lufte është një mësim i çmuar për të gjithë ne”, vijoi Rama.

“Është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur përpara, duke bërë çdo gjë që mundemi për të forcuar bashkëpunimin tonë në këtë rajon për të ndërtuar sa më shumë të jetë e mundur, ura të reja bashkëpunimi, ndërveprimi, shkëmbimi midis njerëzve, midis bashkësive të biznesit, midis bashkësive të artit dhe kulturës dhe sigurisht midis shteteve”, tha Rama.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “është mjaft e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që ta bëjmë këtë bashkëpunim një vlerë të shtuar për të eksploruar potencialet e mëdha të vendeve tona”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet