Panairi i Librit/ Përcaktohen fituesit. Fatos Baxhaku vlerësohet 'Autor i vitit' pas vdekjes

I paprecedentë ishte organizimi i sivjetshëm i Panairit të Librit në Tiranë. Për shkak të COVID lexuesit e patën online kontaktin me librin dhe autorët e preferuar. Ditën e sotme, në mbyllje të panairit, janë dhënë edhe çmimet përkatëse.

Është vlerësuar me çmimin “Autori i vitit”, Fatos Baxhaku (pas vdekjes) me librin “Në emër të noes”. Për përkthimin më të mirë është vlerësuar Agim Doksani për sjelljen në shqip të Elena Ferrante. Çmimin për letërsinë per fëmijë e ka marrë Adelina Mamaqi për librin “Ne tani kexojmë vetë”.

Ndërkohë që për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge është vlerësuar Primo Shllaku me librin “Katedraja e Parisit”. Fituesit u zgjodhën nga një juri e përbërë nga Diana Kastrati, Arta Marku, Enkel Demi dhe Erion Kristo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet