Ronela Hajati fiton Festivalin e 60të këngës në RTSH

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurosong” 2022. Në vendin e dytë, u rendit këngëtari Alban Ramosaj me këngën “Theje”. “Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit”, tha Hajati pas fitores. Të dyja këngët kanë spikatur gjatë netëve të festivalit, ku u mirëpritën nga publiku. Në vend të tretë janë renditur dy këngëtarët, Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti. Nata e tretë e festivalit e konceptuar si “Nata e Eurosongut”, solli një pjesë të këngëve pjesëmarrëse të kënduara në gjuhën angleze. Prezantuesit, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, sollën një kolazh të veçantë të këngëve pjesëmarrëse në vite. Juria që vlerësoi këngët këtë vit përbëhej nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet