Cila është mosha perfekte për t'u martuar?

Midis njerëzve të shkencës ka nga ata që i përkushtohen kërkimeve ndonjëherë të pazakonta. Ashtu si shkencëtarët që kanë llogaritur se cila është mosha e duhur për t'u martuar. Mosha "e duhur" për martesë ndryshon në varësi të kohës se kur fillojmë të marrim parasysh idenë: ata që mendojnë për martesën në moshën 18 -vjeçare duhet të martohen 20 vjeç e 6 muaj, ndërsa ata që e planifikojnë martesën në moshën 25 vjeçare, mosha e duhur është 28 vjeç e 7 muaj. Kjo është deklaruar nga një studim i një grupi matematikanësh të Universitetit të New South Wales, Australi. Teorema e shkencëtarëve australianë është rezultat i një formule të njohur si rregulli optimal stopping rule, i përdorur tashmë në fushën e financave për të përcaktuar kohën e duhur për të investuar duke maksimizuar fitimet e duke minimizuar kostot. Në detaje, studiuesit kryen një llogaritje të rafinuar të probabiliteteve duke përdorur shumë parametra, përfshirë moshën në të cilën martesa konsiderohet një "mundësi" dhe moshën në të cilën ajo fillon të jetë "nevojë". Dobia e hulumtimit? Fakt që - sipas matematikës - për të kuptuar saktësisht se kur duhet bërë "hapi i madh" do të zvogëlonte numrin e divorceve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet