Filloi me 5 familje, tani me qindra marrin autobuzin biçikletë për në shkollë

Filloi me 5 familje, tani me qindra marrin biçikletat për në shkollë së bashku me autobusin me biçiklet. Çdo të premte në mëngjes në Barcelonë, një lloj i veçantë autobusi mbledh fëmijët në rrugën e tyre për në shkollë, në distriktin Eixample.

I quajtur "Bicibus" ose Autobuzi i Biçikletës, është më shumë si një karvan apo një shoqërues.

Ai filloi kur pesë familje vendosën të ngasin biçikletat e tyre për në shkollë për të mbrojtur rrugët. Gjithnjë e më shumë familje iu bashkuan derisa u bë një veprimtari e përjavshme. "E gjitha nisi me një grup prej 5 familjesh, shumë vendosmëri dhe një ndjenjë e së mirës së përbashkët," tha një prind i një djali 5 vjeçar që merr Bicibusin. Udhëtimi zgjat 25 minuta nga fillimi në fund, por 20,000 makina kalojnë përgjatë Entençës çdo ditë dhe ndërsa Bicibus u rrit, ai mori eskortën e vet policore.

Është një lehtësim, tha Boix, për të ditur se djali i saj ka një mjet të sigurt për të shkuar në shkollë, pasi kur e përshkon rrugën si një çiklist solo është më e rrezikshme se të shkosh me autobus apo makinë. "Biçikletat janë një mjet transporti dhe nëse një 5-vjeçar mund të ngasë një biçikletë për në shkollë kjo do të thotë se çdo njeri tjetër mundet. Në qoftë se popullsia përdor biçikletat e veta, do të ketë një qytet më të shëndetshëm, më të qetë dhe më të mirë për të jetuar," tha Boix.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet