Eli Fara duke kënduar në asamblenë socialiste e Njësisë 5 në kryeqytet

Jo vetëm këngëtare por dhe Drejtore për Inovacion dhe Ngrohje Globale, gjithnjë pranë Mediut: Kush do të hetojë shkeljet?

Të jetë gjithcka e shpikur?

Një hipotezë që bazohet në disa fakte të mbledhura nga media online, por ende në nivelin e thashethemeve, flasin për poste të rëndësishme të dhuruara artistes Eli Fara. Ende nuk dihet nëse artistja, ka marrë pjesë në ndonjë konkurs, apo janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, por gjuhët flasin edhe për abuzime më fondet gjatë kohës që Eli Fara ka qenë e angazhuar më Inovacionin dhe Ngrohjen Globale. Ajo nuk është intervistuar ndonjëherë për këto dy cështje dhe nuk dihet të ketë publikuar ndonjë raport në publik apo prononcim për këto dy argumente me rëndësi jetike.

Disa media ''pickojnë'' faqet online duke i quajtur ato si media të dorës së dytë, por më tëpër sese paragjykimi që kanë gazetarët për njëri tjetrin, organet kompetente duhet të vlerësojnë nëse akuzat janë të vërteta dhe pse.

Fatmir Mediu dhe Eli Fara, flitet se kanë fluturuar mbi 20 herë jashtë vendit në kohën kur ai ka qenë Ministër, por opinioni publik nuk ka ndërmend ta paragjykojë fluturimet, më shumë sesa faktin nëse ka patur shkelje ligjore. Flitet po ashtu se artistja Eli Fara i ka dhëne fonde së bijës gjatë kohës kur me apo pa të drejtë ka mbajtur poste në këto dikastere.

''Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacinosh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf. Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”. Përveç rrogës, Fara ka lëvizur disa herë jashtë vendit me pretendimin për “udhëtime pune”. Sipas sistemit “TIMS” të viteve 2006-2013, rezulton se ministri Fatmir Mediu dhe vartësja e tij Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 raste të tjerë sërish bashkë në vendet e Bashkimit Europian, duke marrë kështu edhe paratë e dietave, ndërsa shërbimet e udhëtimeve hiqeshin nga buxheti i shtetit'', shkruan gazeta Dita.

Intereresant fakti se ngjarja po flitet, por mesa duket është e fokusuar të mbahet në nivel thashethemesh. Dikush duhet ti hapë procedurat dhe të verifikojë nëse ka patur apo jo shkelje të procedurave ligjore në këto emërime dhe fonde, meqë udhëtimet dhe rroga janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Mbase ka ardhur koha të pyesim vërtet nëse lidhjet me politikanët e ty dy krahëve do të bëjnë presion mbi organet dhe institucionet që duhet të vënë drejtësi edhe duke u nisur nga shkrimet e gazetave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet