Kate shkëput urat përfundimisht me kunatën pas intervistës

Nuk ka kthim pas.

”Ekspertët mbretërorë janë të sigurt se mes Kate Middleton dhe Meghan Markle diçka është thyer përfundimisht dhe duket se është një përçarje përfundimtare”, shkruan faqja e internetit vanityfair.it.

Për të tejkaluar cakun e marrëdhënieve ishte intervista “bombë” që Harry dhe Meghan Markle i dhanë Oprah Winfrey dhe në të cilën ish aktorja gjithashtu përfshiu edhe kunatën e saj.

Meghan, në fakt, i tha mbretëreshës së televizionit amerikan një episod specifik, një grindje të pretenduar midis saj dhe Kate, duke dhënë versionin e saj të fakteve.

Meghan zbuloi se Kate e bëri të qante.

Sipas burimeve Kate dhe William ishin “të tronditur pasi dëgjuan fjalët e Meghan dhe Harry”, dhe sipas tyre Kate nuk do ta falë kurrë kunatën e saj.

Kate nuk mund të mbrojë veten publikisht, as të japë versionin e saj të ngjarjeve.

Protokolli mbretëror këshillon të mos flasësh për çështjet familjare, as t’i përgjigjesh kritikave apo akuzave.

Intervista shënon fundin dhe Meghan ka djegur të gjitha urat e saj dhe Kate nuk ka interes të flasë me të, sipas tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet