Si lindi Rudolph, dreri më i famshëm i Babagjyshit

Nga një reklamë për dyqanet Montgomery Ward dhe nga ideja e një shkrimtari që nuk po shkonte mirë

Sipas një tradite e përhapur nga një poezi e vitit 1822 titulluar "Një vizitë nga Shën Nikolla", i cili më vonë u bë Babagjysh, ky i fundit ka 8 rena që e ndihmojnë atë t'u sjellë dhurata fëmijëve. Emrat e tyre janë Dasher, Dancer, Prancer, Vixen, Comet, Cupid, Donner dhe Blitzen. Por ndoshta në këtë listë mungon dreri më i famshëm nga të gjithë, Rudolfi, ai me hundën e kuqe. Arsyeja është se prania e tij është e lidhur me një traditë, si të thuash, shumë më të fundit: Rudolph u shpik në 1939 nga Robert Lewis May, një shkrimtar që punonte për marketingun e një zinxhiri dyqanesh të mëdha. Historia e Rudolph kishte filluar më vonë.

Si fillim shkrimtari kishte shpikur një version të parë, të cilin e bija e kishte treguar më vonë. I ati ishte afeksionuar shumë pas një rene që kishte parë në një park në Chicago, qytet ky jetonte e gjithë familja. Për pushimet e Krishtlindjes, në vitin 1939, Shtëpia botuese Montgomery ward i kërkoi May të shkruante një histori për një broshurë promocionale, dhe shkrimtari vendosi ta rishkruante historinë kaq të dashur për të bijën.

Sic shkroi më pas revista Time, në atë periudhë May, po kalonte një faze të komplikuar të jetës së tij, cfarë më siguri krijoi karakterin e renës Rudolph, historia e të cilit fillon pak trishtueshëm. Për shkak të hundës së tij të madhe dhe të ndritshme, Rudolphi shpesh herë vihet në lojë nga renat e tjera. Por më pas një natë Krishtlindjesh, më plot mjegull hunda e Rudolphit i ndihmoi të gjithë duke iu bërë dritë gjatë gjithë rrugës. Falë Rudolphit Babagjyshi i dorëzon të gjitha dhuratat nëpër shtëpi.

Në krijimin e kësaj historië Rudolphi u influencua padyshim nga perralla e Rosakut të shëmtuar. Më pas ai kishte treguar se kur ishte fëmijë shpesh herë tallej nga të gjitha të tjerët sepse ishte me i vogli, dhe më i turpshmi. Për këto arsye, historia e Rosakut të shëmtuar i kishte ngelur në mendje, dhe e frymëzoi në krijimin e renës Rudolph.

Shkrimtari gjithsesi nuk kishte patur shumë pasuri dhe megjithatë kërkoi më ngulm të fillonte personazhin e tij më të ri. Vendosi që emri i renës të fillonte me "R", dhe në mendje i erdhëm emra si: Rodney, Roland, Roderick, Reggy e Rollo.

Në fund gjithsesi zgjodhi Rudolf sepse emri shqiptohej më mirë. Përsa i përket hundës, May tha se ideja i kishte ardhur gjatë kohës kur po shikontë një renë jashtë në një park në Chicago.

Teksa May po punonte për projektin e tij, e shoqja kaloi një gjendje jo të mirë shëndetsore, derisa ndërroi jetë. Shkrimtari tregonte se kishte nevojë për renën e tij Rudolphin më shumë se kurrë, për të mos menduar për asgjë tjetër. Para se ta conte për botim ai ia kishte lexuar historinë së bijës dhe prindërve të gruas, dhe nga fytyra e tyre kuptoi se ishte kjo ajo cfarë kishte shpresuar te arrinte.

Në fund Montgomery ward pranon broshurën dhe e stampon atë me një kopërtinë të butë. Dolën për botim 2.4 milionë kopie. Më pas të drejtën për botim e kërkoi edhe shtëpia botuese Maxton Publishing, por me një edicion me kopertinë të fortë. Historia e renës u bë botërore më vonë, kur Johnny Marks e bëri këngë në vitin 1949. Marks ishte kunati i shkrimtarit, i martuar me një prej motrave. Ai shkroi tekstin dhe muzikën. Zërin e vuri Gene Autry.

Atë vit kënga mbeti në vendin e parë të klasifikimit në SHBA gjatë natës së vitit të ri, dhe cdo vit më pas u shit më miliona kopie. Robert May vdiq në vitin 1976 në moshën 71 vjec. Shtëpia botuese Montgomery ward ne 1947 i kishte dhënë të drejtën e autorit të historisë së Rudolph, dhe falë tyre fitoi në më shumë se njëqind produkte të kataloguara me Rudolph. Nga vitet 50të dhe deri më sot, janë bërë shumë libra për fëmijë, revista vizatimore, dhe programe televizive, madje dhe një film vizatimorë në 1998.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet