Stoli të Marie Antoinette dalin në ankand

Dy byzylykë diamanti që i përkisnin mbretëreshës franceze Marie Antoinette do të dalin në ankand në muajin nëntor, në Gjenevë, njoftoi dje shtëpia e ankandeve Christie’s. Rrathët, të zbukuruar me 112 diamante, do të shiten së bashku në shifrën 2-4 milionë

dollarë. Ky vlerësim përfshin jo vetëm vlerën e diamanteve, por edhe faktin që blerësi do të mbajë bizhuteri që dikur i përkisnin mbretëreshës së famshme Marie Antoinette. Bizhuteritë historike ndërkohë mund të shiten shumë më tepër sesa çmimi i kërkuar. Në vitin 2018, një varëse perlash dhe diamanti natyror që i përkiste mbretëreshës fatkeqe franceze u vlerësua nga shtëpia e ankandit Sothebye’s në 1-2 milionë dollarë, por u shit për 36 milionë dollarë. Vlera e diamanteve antike varion nga një deri në katër karat. Marie Antoinette u ekzekutua në gijotinë në Paris në tetor 1793, në moshën 37-vjeçare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet