A je me fat?

nga Doriana METOLLARI

Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë, ''jam me fat'', ''sa me fat që jam'', ''nuk kam fat''. Mendoj se kjo është mënyra që kanë për t'iu dorëzuar situatave, qoftë për mirë qoftë për keq. Ne jemi të lidhur me marëdhëniet njerëzore dhe në mënyrë të gabuar jemi të prirur të mendojmë se botën e shtyn përpara dicka që është mbi secilin prej nesh. Dicka absolute, nga e cila varemi dhe nuk mund ta kundërshtojmë, madje nuk mund as të vendosim për veten tonë.

Ti a je me fat? Besoj se fati është shuma e rastësive, dhe goditja e fatit është një rrezultat i sjelljeve tona, por jo një gjykim i këtyre sjelljeve.

Shumëkush mund të besojë se Zoti, fati, të jep atë cfarë meriton. Por nëse do të ishte keshtu, pse duhet të fitojnë të këqinjtë? Pse një njeri i keq, një njeri që bën keq, duhet të ketë sukses? Cfarë e bëri pra atë me fat?

Mirë, besoni për një cast se ne nisemi nga një pikë e përbashkët. Të gjithë jemi të destinuar të bëhemi kampionë dhe gara u hap. Lojtarët luajnë, garojnë, vrapojnë. Të gjithë nisen nga ekspërienca të ndryshme, nga stërvitje të ndryshme, nga një e kaluar e tyre. Rrugës hasim prova. Provat jo për të gjithë janë njëlloj, ne këtë nuk mund ta dimë. Provat janë të vena nga kush e di kush, por ti i ke të gjitha mundësitë të shohësh, të dëgjosh, ke dëshira, kë një llogjikë ke dhe një vullnet që të shtyn të ecësh para. Mund të kontrollosh kohën tënde, mund të vendosësh për veten tende, por jo për provat. Do të thuash se ti nuk je me fat sepse po kalon një provë me të rëndë, se kolegu yt garues? Por kush mund ta thotë këtë tjetër përvec teje? Vetëm për ty qëllimi është të fitosh garën, për vete ekzistën, nuk e dimë.

A jemi me fat?

Po, unë besoj se të gjithë jemi me fat, por jo të gjithë kemi të njejtin fat. Në kemi të gjithë mundësi të hymë në lojë, por nuk kemi mundësi të vendosim rastësitë. Në kemi mundësi të luajmë, por nuk kemi mundësitë të imponohemi mbi vetë lojën. Askush nuk ka mundësi të imponohet mbi vetë lojën. Prandaj gjeja me ë mirë që mund të bëjmë në këtë jetë është të kërkojmë më të mirën, të bejmë më të mirën, ta hapim sytë dhe vëshet, të kultivojmë vullnetin dhe të mësojmë. Të gjithë mund të zgjedhim sesi të përdorim dhuntitë tonë, por askush nuk mund të imponohet mbi vetë lojën. E në këtë pikë them se jemi me fat, sepse luajmë një lojë që të sfidon, dhe kjo sfidë është gjitha që mund të pranojmë. Të tjerat janë histori e re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet