Boll më, është e tepërt

nga Doriana Metollari

Emrat me precedentë kriminalë në listat e deputetëve të socialistëve do të jenë një goditje fatale për votuesit, institucionin e parlamentit, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut në vend, dhe shpresat e shqiptarëve. Rama ka krijuar propagandën e tij mediatike si mjet presioni ndaj kundërshtarëve të vet ditën, dhe mburojë e planit për vjeljen e votave natën. Nuk kemi dëgjuar asgjë konkrete prej tij mbi propozimet, programet, apo vizionin e qeverisjes së re, meqë të gjitha partitë e tjera përveç PSsë po na i çoka për skrap.

Sinqerisht besoj se Rama e di se nuk fiton, ai do thjesht të hedhë baltë. Do të hedhë baltë sepse ka ëndrrën e vet për të mbretëruar një ditë, vetëm. Gabova, doja të thoja ai dhe gratë. Vdes të ketë vetëm gra afër. Jo të gjitha gratë, se ka edhe gra që e shohin në sy, por këto do ti çojë për skrap bashkë me parti.

Ehh o z. Rama, populli u kënaq kryeminister. Kush ka kohë ta lexojë propagandën tuaj sigurisht. Edhe opozita po buzëqesh me këtë lumë artificial mediatik që keni krijuar dhe po iu lë të ëndërroni i qetë, pa pikë kreativiteti.

Diçka nuk kuptova: nuk ka ç’të japë më PSja apo vetëm ju ? Loja me emrat e kriminalizuar është e rrezikshme Kryeministër. Mjeshtër, duhet ta dini se mençuria popullore shqiptare nuk merret më me karriget e zëna nga kriminelë, thjesht ikën nga vendi. Këta kriminelë që nuk do t'ju pyesin, ose do t’ju pyesin ju por jo qytetarët tuaj, do të turren të marrin tendera me shantazhe, e do të kontrollojnë njerëz dhe proçese si ujqër, jo liderë.

Besoj se kemi pyetje edhe më të rëndësishme për t'ju bërë, si psh: sa e ka luftuar PS korrupsionin këto 8 vite? Sa i ka larguar kriminelet nga rradhët e veta? A është pastruar administrata nga militantët? Si e ka luftuar eksodin e shqiptarëve? Dmth çfarë ndriti? Asnjë shqiptar nuk ka problem me partitë. Ka problem me njerëzit që e përfaqësojnë. Ka problem me pastrimin, me integritetin e këtyre njerëzve. Shqipërisë mund ti duhen parti të reja por dhe njerëz të rinj, jo presion politik me proagandë partiake. Ndaloje këtë shtrëngatë z. Kryeministër dhe merru me veten, në mos jo, merru me partinë, dëgjoji ekspertët kur thonë se emrat në listë janë me precedente të rënda kriminale dhe mos e harro… mos e harro asnjëherë mençurinë popullore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet