Buzëqeshja e Profetit

nga Doriana METOLLARI

Në lidhje me lajmin e vrasjes së mësuesit në Francë, e ndjej ta hedh të zezën mbi të bardhë, sepse jemi vend me popullsi myslimane. Për të justifikuar aktin e nxënësit që vrau mësuesin e tij njerëzit sillen rreth fjalës "provokim".

Justifikimi nuk është; nëse e provokoi mirë ia bëri. Nuk duhet justifikuar as pak e as shumë. Problemi nuk është provokimi por agresiviteti ekstrem, mungesa e qytetarisë, kulturës dhe dimensionit njerëzor. Kushdo mund ti jepte një përgjigje edhe provokimit, por jo me thika. Kjo është kafshërore. Askush nuk ka problem me fetë, por me menyrën sesi zhvillohen dhe si ndikojnë në sjelljet njerëzore.

Unë do të pyesja pse profesori solli në klasë karikaturat e Profetit? Cili ishte qëllimi i këtij veprimi? Kjo për të kuptuar kontekstin ku u zhvillua ngjarja. E dyta, policia a qëlloi mbi një person të paarmatosur? Kjo për ta parë ngjarjen të plotë, por nëse mendoni se se mësuesi vetë e kërkoi po e thelloni problemin akoma më shumë.

Si e shoh unë veprimin e tij? Mësuesi i solli karikaturat e Profetit për tu mësuar nxënësve të jenë open-minded (mendjehapur) ndaj artit. Kjo gjëndje mendore kërkon shekuj kulture, por po nuk e filloi dikush nuk bëhet kurrë. Ai i solli karikaturat jo për të sharë fenë, apo Profetin, por për ti edukuar nxënësit me humorin e artit të karikaturës, dhe për tu thënë se po, kjo është pjesë e jetës.

Unë unë jam askushi që të mësoj myslimanët sesi të interpretojnë Librat e Shenjtë, por ajo që në thelb prek të gjitha besimet fetare, i bashkon apo i ndan, është qasja ndaj të kundërtave. Mbase duhet të jemi më të hapur ndaj evolucionit social. Më të hapur dhe më tolerantë.

Profeti nuk deshi asnjëherë ti pikturohej fytyra, sepse njerëzit do ti luteshin atij dhe jo Zotit, dhe mbase e njihte dreqin më mirë sesa ata. Tani cili është ai që mendon se dikush mund të vizatojë një fytyrë që la vetëm gjurmë për botën dhe askush nuk nga ketë që jetojnë sot, nuk e dinte sesi ishte? Ndiqni gjurmët e Profetit dhe lëreni vizatimet për tij. Eshte Zoti i gabuar dhe Zoti i gabuar është dora e djallit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet