Dhuna ndaj grave dhe vajzave: Nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit të forcave për ta luftuar së bashku

Opinion nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Vincenzo Del Monaco

Janë të shumtë artikujt rreth dhunës ndaj grave dhe vajzave që po kthehen në kryelajm në Shqipëri. Më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për redaktorët, që u kushtojnë hapësire të mjaftueshme në media këtyre çështjeve, si edhe për gazetarët e përkushtuar përraportimin e këtyre historive të dhimbshme dhe tragjike. Qoftë nëpërmjet faqeve të gazetave, apo pamjeve në portalet e internetit, media luan një rol thelbësor për thyerjen e heshtjes. Dhe sa më e efektshme dhe e fortë të jetë fushata mediatike, aq më e mundur është që gra dhe vajza të tjera të gjejnë guximi për të ngritur zërin dhe për të ndihmuar policinë dhe gjykatat përgjatë angazhimit të tyre të përditshëm për uljen, në mos çrrënjosjen, e këtyre krimeve të tmerrshme.

Për këtë arsye, vendosa t’i shtoj zërin tim këtij debati të frytshëm publik dhe efalënderoj gazetën “Albanian Daily News” që po më bën pjesë të përmbajtjes së saj. Mbërrita në Shqipëri gjatë Kryesisë shqiptare të OSBE-së. Kryesi kjo që i dha përparësi përparimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut, përkrahjes së barazisë gjinore dhe kontributitpër konceptin e sigurisë gjithëpërfshirëse të OSBE-së.

Në fakt, pasiguria është gjithashtu nënprodukt i pabarazisë dhe diskriminimit. Edhe Kryesia e tanishme suedeze e ka theksuarqartë që barazia gjinore qëndron në thelb të punës së OSBE-së në vitin 2021. Sipas suedezëve, dhe gjithashtu sipas meje dhe ekipit tim, përfshirja dhe pjesëmarrja e qenësishmee grave janë të një rëndësie madhore, së bashku me nevojën për të ecur përpara me programin “Gratë, paqja dhe siguria”.

Përpara se të normohet në dispozita ligjore, barazia e të drejtave ndërmjet qenieve njerëzore është pikësëpari mendësi. Mbërritja ime përkoi edhe me fushatën globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazëgjinore”, e cila synon theksimin e çështjes, vlerësimin e arritjeve dhe angazhimin për veprimtë mëtejshëm. Dhuna ndaj grave është plagë që nuk kursen asnjë vend; është plagë ndajnjerëzimit. Shpejtë u njoha me provat e ofruara nga studimi i OSBE-së në vitin 2019 përdhunën ndaj grave, të cilat tregonin një realitet të egër edhe në Shqipëri.

Nuk u habita kur gjatë një takimi në rrjet të organizuar nga OSBE-ja rreth kësaj teme, gjatënjë diskutimi të hapur për “Thyerjen e heshtjes pas dyerve të mbyllura”, shumë u tha për dhunën ndaj grave dhe vajzave në shoqërinë e sotme shqiptare. U treguan histori të vërteta, u nxorën në pah përgjegjësitë dhe u ra dakord për aspektet më të rëndësishme. Jam mëse dakord me një vajzë të re nga Mirdita, e cila, në një nga tryezat e punës me të rinjtë tha: “Dotë ketë dhunë në familje për aq kohë sa ekzistojnë stereotipat gjinorë. Gratë nuk shihen si të barabarta dhe kontributi i tyre nënvlerësohet. Duhet punuar më shumë me djemtë dhe vajzat ereja për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar mendimet dhe qëndrimet e brezave tërinj”.

Kjo çështje nuk mund të zgjidhet duke ia deleguar një institucioni apo një sektori. Të gjithëne kemi rolin tonë në këtë aspekt, si individët, familjet, të rinjtë, shkollat, vendet e punës dheinstitucionet. Më lejoni ta theksoj: ka mjaft vend për optimizëm. Ndërsa aktet e dhunshme të reja dhe të përsëritura ndaj grave dhe vajzave janë ato që janë, – të tmerrshme, – kapërparim, po merren mësime dhe institucionet janë të përkushtuara.

Shqipëria ka ndërmarrë1 https://www.osce.org/sq/secretariat/4418322 https://eca.unwomen.org/en/news/stories/2020/6/revised-law-empowers-women-survivors-of-violence-in-albania hapa vigane që nga viti 2007, kur hyri në fuqi ligji i parë për luftën ndaj fenomenit të dhunësnë familje, deri te masat ligjore të fundit për urdhrat e mbrojtjes dhe largimin e autorit ngamjedisi i banimit, si edhe tek udhëzimet për dënime dhe masa sigurie më të rënda. Është faktqë kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë i është nënshtruar përmirësimit të vazhdueshëm. Prezenca e OSBE-së vijon të jetë partnere e besueshme e Shqipërisë, me qëllim sjelljen endryshimit pozitiv në vend.

Ne do të vijojmë të mbështetim luftën ndaj dhunës me bazëgjinore, përgjatë punës sonë programatike me aktorët dhe agjencitë kryesore në vend, me ataqë mund të krijojnë rregullat e përshtatshme, t’i respektojnë këto rregulla në mënyrësistematike dhe të mbikëqyrin gjendjen dhe të drejtojnë gishtin ndaj keqbërjes: deputetët, gjyqësori, media dhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në këtë fushë.

Në vitin 2019, Anketa e drejtuar nga OSBE-ja për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Shqipëri informoi shoqërinë civile, median, deputetët dhe institucionet, dhe ofroi të dhëna faktike që u shërbyen deputetëve për të hartuar ligje më të mira. Gjithashtu, na dha mundësinë të shpërndanim informacionet e rëndësishme me personat e dëmtuar në veçanti, si dhe me të gjitha gratë në vend në përgjithësi. Në dhjetor të vitit 2020, gjatë diskutimit publik “MenEngage (burrat angazhohen) përbarazinë gjinore”, ne theksuam disa nga modelet e shumta pozitive të burrave dhe djemve, tëcilët janë të përkushtuar të përkrahin barazinë gjinore në Shqipëri.

Duam ta bëjmë të qartë se ndryshimi do të ndodhë vetëm kur burrat dhe djemtë të jenë pjesë e zgjidhjes. Përgjatë dy viteve të fundit, Prezenca ka organizuar një sërë tryezash pune për temën esigurisë me të rinjtë në qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Pjesëmarrësit e dalluan dhunën nëfamilje si çështje sigurie në komunitetet e tyre. Prandaj, ne zhvilluam një kurs trajnimi përtemën e sigurisë, i cili përmbante përkufizimet e abuzimit në familje, llojeve të abuzimit,ciklit të dhunës dhe efektit të dhunës në familje te fëmijët dhe te të rinjtë.

Pandemia COVID-19 ka rritur numrin e rasteve të dhunës në familje, dhe jo vetëm nëShqipëri; gjithashtu, ajo ka ndikuar negativisht tek aftësia e grave për të gëzuar të drejtat dheliritë në mënyrë të barabartë me burrat, çka është shoqëruar edhe me pasojë të rënda përekonominë. Do të vazhdojë t’i vihet theksi programit “Gratë, paqja dhe siguria” dhe përqasjesgjithëpërfshirëse të tij ndaj rolit vepror të grave në shoqëri dhe ndaj çështjeve të sigurisë, nëpërputhje me përparësitë e Kryesisë suedeze të OSBE-së për vitin 2021.

Do të punojmë gjithashtu me gjykatësit dhe prokurorët, nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Forumit të Grave Gjyqtare Shqiptare, për hetimin dhe gjykimin e çështjeve të dhunës në familje, si dhepër çështjet e abuzimin dhe dhunës seksuale ndaj grave, me përqasje drejt të drejtave tëpersonave të dëmtuar. Viti 2021 do të jetë vit më i mirë nëse ne i bashkojmë forcat, nëse e lejojmë jetën të na flasë dhe nëse kemi talentin të shohim se çfarë mungon për të arritur plotësinë dhe një shoqëri që është më e drejtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet