Ditë vjeshte...

nga Doriana METOLLARI

Rrugët e Tiranës janë më të fjetura se zakonisht, ndoshta për shkak të lajmeve të shpeshta për rritjen e të infekturve me Covid, njerëzit janë të kujdesshëm dhe minimizojnë daljet jashtë. Thuajse të gjithë mbajnë maskat mbrojtëse. Spitalet po punojnë me kapacitet të plotë, dhe të tjerë po bëhen gati të presin të sëmurët shtesë, nëse do të paraqitet e nevojshme.

Shtetet e BEsë, Franca apo Gjermania janë po ashtu të vëmendshme ndaj situatës shëndetësore të popullsisë së tyre, aq sa një karantinë e dytë për Francën dhe Gjermaninë është parë si mekanizëm i mirë mbrojtës, por jo pa pasoja në ekonomi. Më pak njerëz në rrugë, më shumë kontrolle sigurie, sidomos pas një tjetër goditjeje të rëndë nga ekstremizni në vend që mori Macron.

Solidariteti turk ndaj popullsisë franceze nga njëra anë ka qetësuar disi marëdhëniet e acaruara ditët e fundit para opinionit publik. Ende nuk dihet si do të reagojë Macron ndaj kësaj situate të dytë atje, por teoria "sy për sy e dhëmb për dhëmb", nuk është pa kosto nga të dyja anët. A mund ti hapë rrugë kjo ngjarje një tjetër debati kombëtar? Mbajtja nën kontroll e ideologjive, apo sjelljeve estremiste duket se do të jetë një sfidë për sigurinë e ardhshme në Europë, më shumë sesa arsenali i armëve atje.

Gjermania me një sy ndaj Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut, nuk nxiton për çeljen e negocatave. Në Shqipëri po flitet pak gjithashtu. Opinioni publik i ka sytë tek zgjedhjet e reja dhe zërat e rinj apo të vjetër në politikë. Ish krahu i djathtë i Berishës, ka sfiduar haptas Lulzim Bashën dhe Jozefina Topalli rrezikon të mbledhë rreth vetes tani shumë demokratë të vetmuar. Kreu i forcës më të madhe opozitare në vend e ka një plan, duhet, pasi qetësia e tij nuk besoj të jetë e rastësishme. Surpriza të tjera të paktën hë për hë nuk ka…

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet