Dy lajme që na sollën freski

nga Doriana METOLLARI

Sot patëm dy lajme që na sollën freski në këto ditë përvëluese. Si fillim ishte shpëtimi i jetëve të tjera nga kampet e Sirisë në një operacion ndërkombëtar, ndërsa e dyta Olimpiada e Tokios. Luiza Gega ia doli të hyjë në finale. Fantastike Luiza! Një vajzë me një zemër të madhe dhe vullnet të hekurt. Të gjithë kampionët e kanë filluar me një endërr, dhe ja një ëndërr që po realiohet, falë një guximi të fortë, dhe përgatitje të madhe. Pas Kosovës edhe Shqipëria po ngjitet. Vajzat tona po na nderojnë në Olimpiada dhe besoj e shpresoj që edhe qeveritë të tregohen bujare nga ana financiare me to. Na duheshin këto lajme. Ishte njesoj si të shkojë nga ferri i sirisë në majë të malit, por ne u dalluam. E nesëmja fillon gjithmonë me një ëndërr të re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet