A e gjete ''ushqimin'' tënd? - nga Doriana METOLLARI

Është shumë e rëndësishme ta kesh dhe nëse jo ta krijosh ekuilibrin e brendshëm për të jetuar më mirë në të përditshme. Kjo do të thotë që para së gjithash duhet të gjejmë "librin" e brendshëm, udhëzuesin që stimulon dhe "pastron" trurin nga "mbeturinat" e përditshme. Boshllëku shkakton aq shumë dëme brenda nesh, sa nuk gjejmë as paqe dhe as ekuilibër, prandaj duhet të gjejmë një mënyrë për tu ndjerë "plot".

Secili e ka udhërrëfyesin e vet, dikush fenë e tij, dikush librat që e frymëzojnë, dikush një vend kulti që i jep paqe, një tjetër dashurinë, dikush hap një Bibel, dikush tjetër një Kur'An. Ju mund ta vendosni vetë sesi ti afroheni Zotit, por pa këtë "libër" që për jetën tonë të përditshme është realisht i shenjtë, nuk shkon ku duhet. Pa këtë plotësi brenda nesh nuk mund të realizohesh si njeri i shëndoshë. Ka njerëz që kërkojnë tu marrin energji të tjerëve për tu plotësuar, dhe kthehen në vampirë. A ke qenë ndonjëherë njëri prej tyre? E kujton? Të jetosh me këtë "standard shpirtëror" nuk është e dalë jashtë mode, është, sipas meje, rruga e vetme dhe boshti ku mund të kapemi për të ecur. Të gjithë kemi nëvojë për një "shkop" të tillë dhe përvec kësaj që sapo shkrova, unë do të ndalesha tek disa pika që duhen për të jetuar më mirë, në të përditshe. Nuk do ti shkruaja nëse këto pika tek të cilat po ndalem më poshtë, nuk do të kisha dalë në konkluzion vetë.

Të dish të ndalesh: Gjeni një hapësirë ​​ku mund të pushoni për të paktën 15 minuta pasi të jeni lodhur. Ndoshta një shëtitje, unë "përdor" qenin tim për tu relaksuar shpesh herë. Shumë gra pastrojnë dhe kjo është një formë terapie. Rregullojnë sirtarët, sistemojnë rrobat, hekurosin. Kjo është një punë, por në disa raste edhe terapi, sidomos nëse punon në smart-work. Ka njerëz që përshëmbull gatuajnë kur duan të heqin spinën. Të përgatisësh një embëlsirë është një terapi e mrekullueshme. Të merresh me bimët po ashtu. Muzika është një tjetër opsion i mirë. Zgjidhni ju, mjafton të relaksoheni.

Bëhuni artist: Mësoni të përdorni ironinë dhe batuta humori. Mësoni tu kaloni sipër gjërave dhe të qeshni më budallenjtë, apo budallallëqet e tyre. Mos bini në kurth. Budallai as nuk e di se po bën kurth, mediokrit po ashtu. Ata janë thjesht të infektuar. Punoni me trurin dhe kapeni ne cast momentin kur duhet të nderhyni. Asgjë nuk zgjat përgjithmone, varët si i shikon situatat. Buëqesh, qesh, ironizo, bëj batuta humori. Shpik, lërë të kalojë. Bëj dicka autentike, dikë që tu të ndihmon, dhe të ndihmon të dalësh nga turma.

Mbaj një plan: Të mbani një plan ju duhet që fillimisht ta krijoni një. Nuk mund të jetosh duke shpresuar për më mirë pa patur një plan, dhe nuk mund të jetosh vetëm me një vizion pa vepruar, dhe pa patur një strategji. Kapuni fort pas kësaj, dhe ndjehuni të lirë ta modifikoni gjatë rrugës. Jini pragmatik, me këmbë të tokë, të dish sa ke arritur dhe ku do të shkosh është e rëndësishme hera herës. Të mos ëndërrosh me sy hapur, por të të jesh realist drejt qëllimit tënd nuk është opsion, është domosdoshmëri.

Pra tre janë hapat që unë sugjerova, pasi të gjesh ushqimin tënd shpirtëror, pa patur këtë do të kthehesh në një vampir energjie dhe do të demtosh botën rreth teje dhe veten, pa e kuptuar. E thënë me fjalë të varfra "gjej ushqimin tënd": së pari ndalo në një hapësirë relaksi: së dyti "krijo artin tënd", së treti ji praktik në veprime, por të mbaj një vizion dhe mos e humb qëllimin tënd.

Të gjithë thuajse duan të jetojnë në dritë, por disa jetojnë në errësirë duke menduar se po jetojnë në dritë, dhe disa të tjerë akoma me keq marrin dritën e të tjerëve për të jetuar. Kjo lidhet edhe me kulturën dhe horizontin e secilit, por në rastet më të rënda kemi të bëjmë me dashakëqësi të ftohtë. Jemi të gjithë pjesë e një gjaegjeze të madhe, por sic kam thënë shpesh, askush nga ne nuk e ka shpikur atë. Detyra jonë është ta jetojmë këtë udhëtim në mënyrë më të mirë të mundshme, sepse në fund na mjafton të jemi vetëm happy and healthy.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. bledari  e Martë 28 Shtator, 2021

    bravo Doriana super artikull!!!