Grushti

nga Doriana METOLLARI

Une dhe B, kusheriri im, jetuam bashke per nje periudhe jo te vogel kohe. B kish humbur babain dhe dhimbja qe aq e madhe sa nuk mund te jetonin me ne shtepine e tyre. Keshtu qe, bashke me mamin e tij dhe vellain erdhen, per nje kohe, ne shtepine tone. B eshte Will Smith ne versionin Shqiptar, por me ngjyre te bardhe ne lekure. Eshte shume sportiv ne trup, i bukur si burre por eshte edhe po aq burre sa Will.

B ishte fans i çmendur i Will Smith. Cdo film, cdo poster qe gjendej ne videotekat e kohes B na i sillte ne shtepi. Une isha ne klasen e 6-7 te shkolles 8-vjeçare kur jetoja me te dhe kur nisa te njihesha intensivisht me Will Smith. Asnjehere, perveç Brad Pitt (sepse nuk ka mundesi te kalosh indiferente para tij) nuk kam qene fanse e dikujt ne adoleshence. Me vone, per arsye misterioze, u dashurova me Tom York te Radiohead. Nejse...

Une nuk i njoha asnjehere ne thellesi rolet e kohes se Will Smith sepse me thene te drejten nuk me ngjallnin ndonje emocion ose te me vinin ne mendime filmat e tij, preferoja me shume 'Interviste me Vampirin'. Ofronte shume me shume per mua dhe boten time, flas per ato vite te para te adoleshences.

E megjithate nepermjet B, qe i ngjante Will-it si karakter, une njoha disi karakterin burreror te ketij aktori, pertej aktorit. Thashethemet per jeten e tij private nuk i kam ndjekur kurre. Ne fakt jam shume injorante nga e gjithe fusha e showbiz.

Sot ne mengjes kur pashe skenen e grushtit, grusht ndaj nje prej komedianeve amerikane qe pelqej, Chris Rock, me doli natyrshem, me britme, ' i love you Will'. Po pse reagova keshtu? Dhuna me ben te ndjehem shumë keq.

Me vone gjate dites lexova reagimet, kryesisht ne Twitter (Facebook ta shpif ne pjesen me te madhe) dhe me pershkuan disa kujtime/mendime qe flene tek une qe kur isha adoleshente qe nuk lidhen drejtpërdrejtë me ngjarjen por qe moren spunto prej saj. Nepermjet nje procesi natyror, nisur edhe nga marredheniet qe kane prinderit me njeri-tjetrin, qe ne femijeri, njeriu krijon steriotipet e tij per burrat dhe grate por edhe botekuptimin personal per te drejten dhe te padrejten, te miren e te keqen, moralin, dinjitetin e keshtu me rradhe.

Babai im eshte ende i dashuruar çmendurisht pas mamit tim. Ai eshte 71 vjeç dhe e tregon me te gjithe forcat dhe dobesite e tij sesa i dashuruar eshte. Rrugetimin tim te jetes, deri ketu ku jam sot, une e kam bere, si te gjithe ne, me ulje-ngritjet e mia, me deshtimet dhe sukseset e mia, deri ketu asgje e jashtezakonshme, por ne kete rrugetim, kur behet fjale per burrat, ka dominuar figura e babait tim si nje burre i perkushtuar ndaj familjes, gruas qe dashuronte dhe gjithe te papriturave, te mira e te keqija qe jeta ti sjell 'bash ne pjate' pa te pyetur fare. Babai im eshte per mua simbol i dashurise dhe sakrifices.

I love you Will, por jo per grushtin, por per ate cfare ndjen brenda ai qe leshon ate grusht.

Une e di qe burreria duket qe ne sabah po njesoj si dita e mire. Ne fakt, burreria eshte koncepkt pak kompleks sot ne boten moderne kur gjithnje e me shume meshkujt jane gjithmone femije, te perkedhelur, te paafte te marrin pergjegjesi, abuzues, te pabese etj. Por jo gjithmone eshte keshtu. Mjafton ti konfirmosh vetes te kunderten. Ne fakt jam tifoze e çmendur e çdo burri dhe gruaje, çdo njeriu qe respekton tjetrin. Qe respekton dhimbjen e tjetrit, komplekset e tjetrit, fatkeqsite.

Sot ndjeva qe kryesisht burrat, disa burra, jo babai im, mbase edhe vete Will, Chris e cdo burre ose maskara ne Hollywood, duhet te nxjerrin nje mesim nga ai grusht. Will na tregoi se ne nje çast te vetem, nen presion e siper, ne nje gjendje edhe te renduar psikologjike, perpara familjes se tij nuk pyet as per Oscar, as per kamera e as per askend. E ne qofte e gjitha kjo e inskenuar pune e madhe fort, mesazhi vlen po njesoj. Jam e vetëdijshme qe nga dhuna nuk mund te marrim mesazhe shprese por nuk po mbeshtes grushtin si akt dhune, po mbeshtes te gjithe forcen shpirterore qe e shtyn dike per te mbrojtur familjen e tij. Une dua ta shoh keshtu kete ngjarje.

Nene Tereza na tha, 'shkoni ne shtepi dhe duajeni familjen tuaj dhe vetem familjen tuaj'. Kaq mjafton. Por duhet te keni mend dhe ato nuk gjenden ne rruge. Kostana Morava

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet