Ja si pandemia e shpëtoi Shqipërinë - nga Doriana METOLLARI

Mëngjesin e disa ditëve më parë po shfletoja online disa të përditshme italiane, dhe më kapi syri një deklaratë të kryeministrit italian Mario Draghi, i cili premtonte se po ndërtonin një model të ri ekonomik. Era ora! Jo më industri që konsumojnë cdo qelizë planetare por zgjidhje ekonomike që do ti lejojë planetit të marrë frymë lirisht. Uroj të zëmë mend pa e thyer hundën mirë. Njeriu nuk do të gjente një mjet më të mirë se ky, për ti kërkuar falje planetit për gjithë ato vite që u pasuria në dëm të tij. Një botë pa ekuilibër është një botë e mbërthyer nga kaosi, luftrat dhe urrejtja e njeriut për njeriun. Një botë e cila do të zhvillohet më hapa të shpejtë në një skaj, por disekuilibri human dhe ekonomik do të ishte gjithmonë shkak për luftra. E atëherë nuk do të kemi bërë asgjë.

Ja pra në këtë botë në një pikë të largët, por jo dhe aq, jeton edhe Shqipëria, e cila kaloi provën e pandemisë pa kaluar provat për një shtet të fortë ligjor, pa korrupsion, një demokraci të shëndoshë dhe një standard të lartë social. Shqipëria e kaloi këtë provë pa patur asnjë meritë nga ato të shteteve të fuqishme europiane. E kaloi me zgjuarsi, një fakt që tregon se ne mund t'ia nisim në cdo moment dhe mund të bëhemi në cdo moment cfarë të duam.

Edi Rama ka bërë një ndër gjetjet më të jashtëzakonshme në instalimin e formulës teknologjike për marrjen e shërbimeve në administratën publike. Janë mbi 1 milionë certifikata që merren online me vulë dhe detaje të tjera të njohura ligjërisht. Jo më korrupsion për të marrë një certifikatë, apo për të kaluar pa radhë. Teknologjia është transparancë, dhe transparenca në sektorin publik është esenciale për forcimin e institucioneve. Por zhvillimi teknologjik duhet të shoqërohet edhe me mbrotjen e etikës së saj dhe një edukim mbi përdorimin që duhet ti bëjnë të rinjtë si mjet mbrojtës.

Shqipëria mund të jetë një vend i varfër (deri dje) dhe me korrupsion të lartë (për momentin), por vendosja e teknologjisë së re online në shumë shërbime, adaptimi i saj si një mjet pune, siguron një vlerësim maksimal, për luftën kundër korrupsionit.

Rasti i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm. Ajo mund të mbyllë kollaj një portë dhe të hapë lehtësisht një tjetër, nëse do të dijë si ta adoptojë këtë model, ta shfrytëzojë këtë tektonologji, dhe të krijojë struktra për ta implementuar. Kemi kërkuar të ngjitemi me vështirësi, pro tani kemi një shanc të barabartë me të gjithë, sepse këto janë baza të reja. Shume vende do tu duhet të shëmbin, të bindin, pa të ndërtojnë. Ne mund t’ia fillojmë me një strategji, taktikë, mjete të reja në dispozicion. Kohë për etikë dhe meritokraci. Nëse do të rritni mediokrit, këta do të sulmojnë me dashakeqësinë më të madhe krijuesit, dhe nuk do të ndalet para asgjëje vetëm për të mbrojtur botën e vet.

Kohë për etikë dhe meritokraci. Shqipëria e kuptoi sesi meritokracia arriti tia dalë në kohë të vështira, në një kohë kur e gjithë bota e kuptoi sa e paafte ishte perballe befasise. Eksperienca na e hapi rrugën që tani na duhet vetëm ta ndjekim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet