Kush shëron kë?

nga Doriana METOLLARI

Në fillim u krijoi kooperativat ku futi turmën. Dhe turma ishte pjesa më e madhe, dhe vinte nga një e kaluar e lodhur, shfrytëzuese, e prapambetur dhe pa asnjë prespektivë, për më tepër në errësirë. Në këto kooperativa turma mund të ishte dikushi, me kusht që të qendronte unit dhe të ndiqte rregullat e vendosura nga skizofrenët.

Se cfarë ishin skizofrenët do të flasim më vonë. Turma u edukua me skizofreni, kjo do të thotë se gjërat pa kuptim dhe pa arsye merrnin kuptim dhe arsye me shtypje. Turma u arsimua në institucione, por në ca shkallë nuk mund të ngjitëshe nëse nuk bëhej skizofren, dhe turma ose kenaqej me kooperativën, dhe këtu gjeti hapësirë shpirti human i prindërve dhe gjysheve tona, që u treguan njerëz gjithmonë, donin shumë e kënaqeshin me pak, ose futeshin në krizë e dhunoheshin nga skizofrenët, sapo përpiqeshin të kalonin gardhin e koorperativës.

Skizofrenët e kishin mbi të gjitha më kulturën perëndimore, dhe cdo qytet që e përfaqesonte, apo ua kujtonte. I heshtnin me gjarpërinjtë e vet. Më besoni gjarpërinjtë ishin të bindur, dhe nuk bënin pyetje. Qëllimi i tyre ishte hidh helm aty ku ndricon.

Skizofrenët ishin rracë e krijuar që i dha identitetin diktaturës më të egër në Eruope, dhe që urrente cdo gjë perëndimore. Mos kujtoni se sfizofrenët ishin njerëz të këqinj, jo ishin të mirë derisa sëmureshin dhe sëmundja ishte gjetja më e madha e atij që i krijoi. Kjo krijoi një kompleks të trashëguar në breza, sepse skozofrenët përgatisnin kalamajtë dhe nipat, jo pe rlufte jo, ajo e luftës ishte një mani e diktatorit. Ajo që po përgatitej ishte krijimi i një pushteti që do ta ushqente bishën e cila si vetëmbrojtje urrente këdo që e gërvishte sapo pak ketë mburojë për tu shëruar.

Kjo formë të vepruari mbrohej më një ideologji, apo ideologjia mbrojti skizofrenine.

Duhej dhe arena për popullin që të zbavitej, por edhe të shfrynte frustrimin që nuk e kuptonte as vetë prej nga vinte. Në arenë hidheshin delet e zeza, ndonjë që mund të jepte pak rreze drite në atë vend, dhe të pabindurit. Diktatura e plotetariatit ishte nje popull qe e rrihte veten e vet, dhe si justifikim tha: kush te do te rreh.

Ne fund krijoi nje popull te semure, që e urrente veten dhe komplet i papërgatitur për atë cfare ishte jashtë. Aq sa kur muret ranë gjithcka e re mori kuptim të rëndësishëm për të, dhe ishte e rëndëishme gjithcka e re, sepse nuk kishin eksperiencë.

Eshte e kote te pyesim nese eshte i semuri qe sheron skozofrenin apo skozofreni te semurin. Zgjidhja vjen nga jashte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet