Lufto mendimin - nga Doriana METOLLARI

Boshti rreth të cilit sillet fati i cdo njeriu është mendimi. Moria e ideve janë si ajri që na shtyn të ecim para, ose të ndalojmë: të zbulojmë vetveten dhe të ndryshojmë, ose të jetojmë në mediokritet: të jemi kreativë, ose të merremi më të tjerët (vampirë). Jeta jonë sillet rreth mendimit. Mendimi na udhëheq, është arma që kemi në dorë. Sejcili nga mund ta krijojë vetveten në atë formë që do, duke kultivuar, ndryshuar, dhe pastruar mendimet.

Kreativiteti që sjellin njerëzit në shoqërinë e një vendi është veshja më e mirë e progresit shoqëror, kudo, në ekonomi, art, politik. Njerëzit që nuk janë kreativë, pasivët, janë ata që mbulohen nga mendime që nuk i ndërrojnë asnjëherë. Por si t'ia nisësh? Të përqëndrohesh do të thotë të seleksionosh, të startosh prej diku, s'ka rëndësi ku dhe kur, rëndësi ka të fillosh ndryshimin për atë cfarë do. Ekziston një projekt, duhet gjithmonë të ekzistojë një projekt dhe fokusi është gjithonë një pikënisje fantastike për të bërë kthesën e madhe.

Cfarë influencon mendimin kreativ/kritik? Padyshim ambjenti përreth. Ambjenti rreth e rrotull është një influencues i rrezikshëm, në pjesën më të madhe, i një lloj gjëndjeje kenetë brenda njeriut dhe shoqërise. Por njerëzit nuk ndryshojnë asnjëherë kur i marrin leje ambjentit, si rrjedhojë as vetë shoqëria. Njeriu ndryshon atëherë kur ndez shkëndijen brenda vetes dhe ndryshon mendimet që i krijon truri.

Meqë folëm për ambjentin. Pak vëmendje. A nuk është një pikënisje ideale për tu bërë kreativ, po ku ambjent që ju duket shfrytëzues? Mjafton të ndryshosh mendim. Le ta shohim ndryshe. Nëse ti e absorvon në mënyrë pasive atë cfarë ndodh rreth e përqark teje, atëherë do të jesh peng, por nëse je dyshues dhe interaktiv për atë cfarë të kalon rreth e rrotull, do të të hapen mundësi të reja, dhe do ti krijosh gradualisht një botë të re. Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar rreth e përqark teje, përvecse ti.

Prandaj jeto brenda ambjentit, por qendro emocionalisht jashtë tij. Shqipëria është e mbushur me steriotipe të gatshme, që njerëzit i bëjnë të tyret për efekt mbrojtjeje, kjo sepse pakkush i lufton mendimet. Kam parë njerëz shumë kreative që mbyten në këtë ambjent, dhe me shumë sforco arrijnë të dallojnë në atë pak rreth shoqeror që krijojnë rreth e perqark. Kam parë turma të lincojnë liderët e vet, që i kanë zgjedhur, jo sepse realisht e kanë një oponencë, por thjesht për efekt pakënaqësie ndaj jetës së vet, dhe vetvetes, pra mendimit. Askush nuk iu kërkon të dashuroni askënd: dashuroni ndryshimin, kreativitetin dhe mendimin kritik, sa për botën jashtë, vëzhgimi është më i mirë se gjykimi. Të paktën në këtë mënnyrë nuk do të bëni armiq, pa një shkak real objektiv.

Të luftosh mendimin me turmën nuk është një betim vetmie, as një rrugë filozofie. Nuk është e nevojshme të bëheni filozof për tia dalë mbi mediokritetin njerëzor. Do ta quaja një veprim sipërmarrjeje, një ripërtëritjeje psikologjike dhe shpirtërore. Do të të hapet një vizion i ri përtej asaj që deri tani ka marrë energjitë me lejen tuaj të pavetëdijshme dhe gjithcka nisi nga ajo vorbull që udhëheq jetën e përditshme. Nuk është aspak e nevojshme të besosh verbërisht në dicka, është një betejë që fillon tek bërthama jote, në tru. Mendimi. Lufto mendimin. Atë që ke për jetën tënde, se asgjë nuk mund të përmirësohet: mendimin që ke për fatin tënd, se ishte shkruar kështu: mendimin që ke për trupin tënd, nuk mund të bie në peshë: mendimin që ke ti për veten tende, se jam gatuar kështu. Lufton mendimin dhe do të krijosh njeriun që do brenda teje, i vetëdijshëm për potencialin e ri që zbulon ditë për ditë.

Ambjenti është influencues sepse mund të sjellë probleme dhe pengesa që duhet ti zgjidhësh gjatë punës tënde, por ky ambjent nuk identifikon asgjë në lidhje me atë cfarë ti vetë përfaqëson dhe je. Përkundrazi, ambjenti përreth është burim energjie për ty sepse të kujton atë që nuk je: atë që duhet të zbulosh ende, dhe thellë thellë të ka dhënë një cmim që e përdore për të ndërtuar vërteten. Shoqëria i adhuron njerëzit kreativë. Ja ku vjen suksesi sepse është shëmbulli ai që bën vërtet ndryshimin në shoqëri. Në këtë aspek, Shqipëria ka një hapësirë të padiskutueshme, almeno che... ti vendos të mos ndryshosh.

Ke dy mundësi: të bëhesh vampir, dhe vampirë ka aq sa do të ketë dele: ose akoma më keq dele. Atëherë prit vampirin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet