Mbroni vajzat tona!

nga Doriana METOLLARI

Sa herë që në këtë vend vritet një grua, lajmi do të përsëritet në javët e mëvonshme, me po të njëjtin skenar.

Vrasjet e femrave janë një fakt tmerrues, barbaria ndaj tyre është po ashtu një akt shumë i rëndë. Unë besoj ka ardhur koha që qeveria të lejojë minimalisht marrjen e masave për vetëmbroje dhe të të sigurojë mbrojtje ligjore për ato gra që nën dhunë ekstreme vetëmbrohen.

Sigurisht që ligji ka të bëjë fare pak në një vend ky mentaliteti i shumë meshkujve shqiptarë është vetëm disa centimetra para atij taleban, ndërsa bota vite drite larg.

Ca meshkuj nuk e përtypin dot ligjin ndaj unë kam një propozim shumë konkret për ligjvënësit. Mos i dënoni ato gra që vetëmbrohen. Lejoni të gjitha spray-t apo substancat e tjera që të verbojnë përkohësisht, nëse kjo është për vetëmbrojte dhe u shërben.

Nuk besoj se efekti edukues ka vlerë në një vend ku dhuna ndaj femrës është në nivel barbar. Prandaj ka ardhur koha të veprojmë konkretisht. Të veprojnë vajzat vetë. Kjo nuk është më faktor edukimi, është faktori sigurie dhe veprimi. Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me njërëz që nuk janë stabilitet nërvor, dhe meqe shqiptarët përgjithësisht njihen si njerëz agresivë, mendoj se vetëmbrojtja për këto gra është minumuni që mund tu garantojë Shqipëria.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet