Pak dëborë?

nga Doriana METOLLARI

Të flasim për emocionet.

Po, sepse emocionet na duhen për të jetuar më mirë, me kusht që të mësojmë t'i menaxhojmë, nëse jo, do të detyrohemi të jetojmë të lidhur me mediokritetin e kësaj bote. Eshtë një lloj zinxhiri, që të mban të lidhur me gjithcka cfarë në të vërtetë nuk shërben dhe ajo cfarë nuk shërben nuk duhet t'ju interesojë aspak.

Natyrisht nga e thëna të të bërë ka pak punë, sepse ne mes qëndron vullneti. Gjendja emotive e jona është shumë e rëndësishme, është një thesar që duhet ta menaxhojmë, jo ta lëmë të transformohet sic duan të tjerët. Tani me siguri pyetja është: si t'ia dalim?

Kjo është arsyeja pse më pëlqejnë psikologët, sepse ato orientojnë për shumë probleme dhe mund të na ndihmojnë të eliminojmë toksinat nga truri dhe trupi, pa patur nevojë për të shtuar doza të tjera të dëmshme me psiqiatra. Prandaj ju them shkoni tek psikologët, është shumë më mirë të merrni një mendim profesionisti sesa të paragjykoni gjithcka.

Emocionet janë si ajri, të lira të lëvizin ku t'iu dojë qejfi. E vetmja gjë që mund ti lidhë është llogjika juaj. Mund ti lidhë ose jo. Në rastin e parë, nëse ju do të lidheni pas emocioneve tuaja, pas asaj cfarë ndjeni për momentin, atëherë produktiviteti juaj, i ditës, apo jeta juaj do të calojë në përgjithësi. Por nëse jo, pra nëse ju do ti lini të lira të kalojnë, atëherë kjo do t'ju japë shumë avantazhe.

Asnjë emocion nuk do t'ju duhet t'ju mbajë të lidhur. Asnjë. Imagjinojeni emocionet tuaja si ajri, nganjëherë mjegull, nganjerë ajër i pastër, fllad. Nuk varen prej jush, prej jush varet vetëm influenca që do të kenë. Prandaj përpiquni gjithmonë ta kuptoni këtë ajër dhe ta lëvizni ku doni ju. Nëse ju nuk do ta lëvizni ku të doni, njërëzit, ambjenti, apo gjithcka tjetër do t'ju kontrollojë.

Mos mbani asgjë të lidhur me veten tuaj. Qofshin këto edhe emocione pozitive. Lërini të kalojnë, edhe pozitiviteti i tepërt iu largon nga jeta juaj reale dhe realiteti.

Bëjini hapësirë emocioneve, kuptojini se cfarë janë dhe largojini me arsye me llogjikë. Asgjë nuk është përgjithmonë, prandaj qëndroni vigjilentë në atë cfarë ndodh brenda jush, derisa nuk do të keni nevojë të bëni asnjë sforco, dhe distanca emocionale do të jetë një mekanizën që do të ndizet në mënyrë të pavetëdijshme.

Këtu duhet të arrini.

Rregulli tjetër i artë, është të investoni në mirëqënien tuaj psikologjike dhe mendore. Mund të blini rroba të bukura, mund të ndiqni modën, mund të jeni të pasur po, por nëse ju investoni në mirëqënien mendore nuk do të shijoni asgjë ma besoni.

Distanca emotive nga realiteti, nuk është pandjeshmëri ndaj po këtij realiteti. Distanca emotive është një investim për të ardhmen tuaj. Ka gjithmonë një lidhje ndërmjet asaj që është jashtë teje dhe asaj që është brenda teje. Vullneti juaj do t'ju ndihmojë të arrini shumë nëse do të dini sesi ta vini në përdorim atë. Vullneti është gjithcka. Herët e para do të jetë pak sforcim, por pastaj ky transformim do të ndodhë vetë.

Nuk keni nevojë të bëni asgjë me emocionet. Lërini të kalojnë, por më parë bëjini hapësirë sepse e meritojnë. Gjithcka është në shërbim të shpirtit dhe shpirti nuk duhet të lidhet pas asgjëje.

Qëndroni zgjuar. Do të jetë gjithcka më e lëhtë për ju nëse do të ndizet mekanizmi i distancës emotive. Projektet tuaja do të realizohen falë këtij mekanizmi.

Të diele të fresket, pse jo me pak dëborë emotive.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

0 Komentet