Fituan gratë? - nga Doriana METOLLARI

Ditën që pashë se Evi Kokalari foli për një parti konservatore, prita më shumë teori. Në të vërtetë ne ende nuk e dimë nëse këta njerëz kanë ndonjë ide politike ndryshe, brendas së djathtës, apo presin që t'ua hapin rrugën të rinjtë. Pasi opinioni publik u ngul duke parë një sherr komshinjsh në oborrin e PDsë, para mediave konservatorët akuzuan se dikush i kishte marre karamalet në zyrë.

Ia krisën sharjet dhe gati sa nuk plasi grushti. Shumëkush denoncoi ca pistolerë që ishin aty. Asnjë konservatorë nuk pati shanc të thyente derën por tentuan deri në fund ta merrnin me forcë selinë për ta shpallur "tokë të zanun".

Prespektiva është që Kokalari tani të bëhet të paktën zv.Kryetare e partisë së re, por koha e do që tani të ketë përballë Jozefina Topallin. Topalli është shumë e mirë në timon dhe ajo bashkë me lëvizjen e saj të djathtë do ti hedhë forcat dhe votat tek Berisha.

Sherri brenda PDsë po i sjell një frymë të coroditur të djathtëve shqiptarë, dhe kush e di nëse ndonjëherë do të gjejnë ndonjë orientim.

Se cfarë do të mbrojnë konservatorët shqiptarë të 1990tës, që asnjëherë nuk qëne të djathtë, por një klikë ish komuniste e kohës, trishtohem ta mendoj. Një grup që premton të ecë para me potere dhe shuumë zhurmë, si ca zevzeke që spo dinë si të bindin opinionin publik se kanë të drejtë. Nuk na përfaqesojnë më.

Por në fund të fundit fajin e ka kush i sheh dhe kush i dëgjon. Imagjinoni njerëzit, atyre iu imponohet varësia psikologjike ndaj këtyre lajmeve, sic i është imponuar sistemi 80 vjet, nga mengjesi në darkë. Situatë depresive dhe agresive. Kobinim pa prespektivë.

Kjo ndarje e PDse nuk ka asnjë teori, vetëm rrënjë të vjetra me degë të vjetra. Kjo klasë komuniste do të zhvasë sic ka zhvatur, do të dhunojë si Lenini dhe do të pasurohet si Enveri. Nuk dinë të japin politikë të re, sepse nuk e kanë, por do të lodhen patjetër, si ca inatcarë të vjetër, pa asnjë lloj ndjeshmërie ndaj qytetarëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. TURIN  e Enjte 16 Dhjetor, 2021

    Shum artikull I bukur!