Procesi i integrimit dhe rolin që mund të marrë Shqipëria në rajon

nga Doriana METOLLARI

Në kohën kur politika po qan hallet e veta në Shqipëri, të gjithë mund të marrim fryme lirisht sepse energjitë po clirohen. Bashkimi Europian më në fund mund të zgjidhë probleme e veta me institucionet shqiptare dhe të diskutojë pikat e tjera kyce të raporteve të firmosura disa herë për Shqipërinë. Vendi megjithatë është ende në rrugëkryq përsa i përket shumë cështjeve të ngelura pezull në praktike dhe që me zor po shtyhen drejt zgjidhjes. Mirëorganizimi i zgjedhjeve të Prillit të vitit 2021 ka qënë një mbështetje jo e paktë për Shqipërinë në raportin e fundit të publikuar nga Këshilli, i cili gjithashtu nënvizon rëndësinë që reforma elektorale u organizua në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Reforma në drejtësi është e qëndrueshme, dhe kjo ka qetësuar disi zyrtarët e Këshillin europian që tashmë kërkon qëndrueshmëri në kete mision. Dialogu politik nuk është më kërkesë stabilieti, por një domosdoshmëri për mbijetesë politike në Shqiperi. Institucionet dhe gjykatat nuk mund të merren më peng, dhe gradualisht të githë po e kuptojnë se largimet dhe arrestimet nuk janë tabu për mentalitetin e zyrtarëve të lartë. Pavarësia e institucioneve po merr jetë dhe pse ende e brishtë, dhe oponioni publik po cliron frustrimet e tij të pritjes së gjatë. Qëndresa e institucioneve si SPAK, ndaj presioneve. është e mjaftueshme për të vënë në lëvizje shumë mekanizma inkurajues të BE-së ndaj Shqipërisë.

BE po shprehet gjithmonë pozitive në raportet e përbashkëta te vendeve ndaj Shqipërisë, cfarë deri tani ka qënë më shumë shpresedhënëse për qytetaret, por asgjë nuk do të shkojë sic duhet nëse nuk do të ketë finalizime të imperinjeve te marra nga vete institucionet. Lodhja e ish zyrtarëve dhe politikaneve shqiptarë të vënë nën shënjestër prej kohësh nga media, drejtësia dhe ambasadat, është e dukshme dhe kjo I ka shërbyer që opinioni publik për të kuptuar se, nga endrra e keqe mund të zgjohesh. Blloku europian I shikon zgjerimet e reja si një investim për paqe, demokraci, siguri dhe stabilitet europian dhe kjo tregon dukshëm që BE tashmë e konsideron si pjesë të Unionit këtë hapësirë gjeografike. Vendet thonë se vlerat themelore të BE-së, janë një prespektivë dhe kusht europian për anëtarësime të vendeve aspirante.

BE kërkon që Ballkani perëndimor t’ia përshtasë politikat e tij të jashtme dhe ato të mjedisit, qëndrimeve të përbashkëta të Unionit dhe kjo mund të sjellë jo pak debate të brendshme në vend. Media tashmë do të kenë një sfide të re në tentativen për t’ia prezantuar dhe debatuar këto politika dhe kërkesa në opinionin publik, i parrahur shumë me keto influencat europiane në të përditshmen e tij. BE kërkon që “agjenda e gjelbër” të merret shumë seriozisht në politikat ekonomike dhe kjo mund të rëndojë disi xhepin e bizneseve dhe të qytetarëve, por qeveria shqiptare duhet të jetë në gjendje të negociojë për këto kushte, nisur nga mundësitë reale që ka vendi për ti plotësuar.

Shqipëria lavdërohet për punën e saj të mirë në nxitjen e dialogut në rajon, dhe Tirana mund të dalë me një rol shumë të mirë dialogues edhe si negociatore ndërmjet palëve. Rasti konkret Kosove-Serbi. Dialogu I mirë ndërmjet këtyre vendeve duket ende një enderr, por BE duket më e qetë në faktin se asnjera prej ketyre vendeve nuk ka ndërmjet ti krijojë konflikte me rivalin, sepse kjo do të demtonte me siguri “vendet e mbetura ende jashtë”. Tani është rasti që Tirana të dalë me nje rol të rëndësishëm dhe të besueshem të arenën europiane për këto marëdhenie të brishta dialoguese Prishtinë – Beograd.

Ajo mund të jetë një pike e mirë kontakti, një urë e qëndrueshme për BE-në por sigurisht për këtë ka nevojë për inkurajimin e Unionit dhe mbeshtetjen nga Beogradi. Marëdhëniet e mira Kosove – Serbi shihen ende në faze të re nga Unioni, por kjo nuk do ta pengojë BE-në të krijojë mundësi të reja për të dyja vendet, mundësi që e afrojnë atë me integrimin e plotë, dhe prishtina duhet ta përdorë ketë dialog si një rast shumë të mirë për integrim në BE. BE duket e kenaqur me kaq, pasi asnjëhera prej vendeve nuk do ti krijojë asaj tensione apo destabilietet në rajon. Nje enderr tashme e kaluar. Bashkimi europian ka interesa tek te cilat është gati të investoje, bashke me vendet e pabindura te saj, të cilat janë kthyer në krah në kohëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

4 Komentet

  1. Marcelo  e Enjte 16 Dhjetor, 2021

    Ne do integrohemi kur nuk do kemi me nevoje ekonomike Politike Ushtarak Ekonomike Me luften e ftohte qe po vjen shpresojm te ndodhi shpejt.

  2. ton dema  e Mërkurë 15 Dhjetor, 2021

    po i zbojne te gjithe nje nga nje po he...

  3. beni  e Mërkurë 15 Dhjetor, 2021

    shqiperia po i le pas shume vende nder kto edhe macedonia... edi rama po ben pune shume te mire ne ket drejtim

  4. nestori  e Mërkurë 15 Dhjetor, 2021

    bravo doriana, i keni pare shume mire disa gjera.