Rritni fëmijë të shëndoshë, jo të përsosur! - nga Doriana METOLLARI

Nëse fëmija juaj është bërë pis, nuk shkon si duhet në shkollë, apo ka bërë faje, mos i ulërisni, mos e rrihni dhe mos përqafoni për këtë. Ka mënyra e mënyra për ta kuptuar fajin. Nëse nuk i dini, kërkojini, konsultohuni me të tjerë, lexoni libra, dhe zgjidhni më të mirën. Vendosni veten në vendin e atij fëmije. A do të donit të ishit të përsosur? Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë, sepse secili duhet të rrihet me problemet e moshes dhe ti impoheni në gjithcka nuk është ilaci i duhur për të. Fëmijët e mbarë, mbarë, mbarë, nuk janë plotësisht të shëndetshëm mendërisht. Rriten me libër rregullash dhe sapo ti "grisësh" pak kur rriten, iu lëvizin themelet. Prindër, hiqeni nga mendja. Aty ku shoqëria dhe bota influencon asgjë nuk është ë përsosur. Do të krijoni përplasje të forta mes jush dhe atyre, ose mes tyre dhe botës. Nëse doni që fëmija juaj t'ju zgjedhë ju si pikë referimi, atëherë bëhuni shok me të.

Dhuna fizike, qoftë me një shpullë kokës, apo fytyrës sidhe dhuna psikologjike, shkakton mbytje të emocioneve dëshirave, shkakton edhe depresion kur të rritet. Dhuna sjell frikë, frikë nga e ardhmja, madje edhe nga vetë emocionet, frikë nga përballja, krijon imponim ndaj të tjerëve. Asnjë qënie njerëzore nuk mund të rritet si robot shtëpiak. Fëmija ka nevojë për ju, jo për paratë tuaja. Ka më tepër nevojë për mbështetjen tuaj. Prandaj nëse nuk keni si qëllim t'ia merrni fëmijërinë, lodrat, argëtimin, gabimet që e rrisin, nëse do ta rrespektoni botëkuptimin e tij dhe nuk do ta trajtoni sipërfaqësisht, nëse do të uleni më të darkave, apo kur të keni kohë të flisni si shokë, për t'i shpjeguar ca koncepte të rriturish, me shumë sinqeritet, do ti dhuroni një fëmijëri të plotë. Kjo është dhurata më e bukur që mund ti bëni atij. Askush nuk duhet të të respektojë, apo të dojë dikë për shkak të frikës, por për shkak të dritës që i jep atij.

Në këtë shoqëri po rriten diktatorë dhe skllevër. Në Shqipëri ka shumë raste dhune fizike, apo bullizma, apo edhe pedofili që nuk denoncohet. Shoqëria shqiptare eshte bulle dhe shume prinder stervisin bulle ne vend te njerezve te shendoshe. Marrja përsipër e trajtimit të rasteve të tilla, edhe nga shkollat, apo media, kërkon shumë kujdes dhe profesionalizëm. Mediat në një pjesë të mirë të rasteve i sjellin më shumë dëme se dobi viktimave. Shoqëria shqiptare po ashtu i shigjeton të gjitha këto raste që denoncojnë qoftë dhunën apo ngacmimet. Besoj se raste të tilla duhen trajtuar, sidomos nëpër debate publike dhe se "turpi" duhet tu vrasë veshët derisa të përqëndrohen tek zgjidhja.

Prindër mos i dhunoni fëmijët, mos kërkoni prej tyre të bëhen të përsosur, kërkoni të rriten të shëndetshëm. Nëse gabojnë apo nuk janë ashtu sic i do, më besoni dashuria mund të bëjë më shumë mrekulli sesa dhuna.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet