Sistemi i munguar i vlerave - nga Doriana METOLLARI

Jemi një shoqëri e dhunshme, por jo për shkak të varfërisë, për shkak të një frustrimi të brendshëm që vjen nga shtypja dhe mungesa e vullnetit për të ndryshuar gjërat. Shoqëria jonë mungesën e llogjikës e ka në proporcion me shthurjen, ku mendon se gjen emancipimin e munguar. Fanatike ndaj një të kaluare që ende e lavdëron në mënyrë të verbër dhe që mendon se mund ti plotesojë kush e di cfarë mangësie në karakter. Boshti i vlerave është i lëkundër aq sa ky deformim është i dukshëm tek brezat e rinj. Cdo shoqëri ka mangesitë e saj, por shoqërisë sonë i kanë shkulur njeriun brenda, dhe është e frikshme. Kronikat e dhunës ndaj fëmijëve janë turpi i të gjitha atyre që marrin fonde minimalisht për ta ndricuar këtë anë të errët të realitetit shqiptar. Në fakt sot duhet të shkruaja dicka për festën e 28 nëntorit, dhe do të ishte normale, por edhe një urim në këtë ditë pas asaj që kaluam nëpër kronika do të ishte një tallje me viktimat. Nuk kemi pse të festojmë dhe aq pse të krenohemi. Njëriu që vdes nga depresioni arrin aty për një seri arsyesh të cilat diku fillojnë. Fëmijët që bëhet kriminelë, e fillojnë diku këtë rrugë, dhe këto shkaqe nuk trajtohen asnjëherë. Vrasjet e minorenëve trajtohen si kronika për të nxjerrë sa më shumë detaje, dhe asnjëherë nuk mendohet sesi të edukohet opinioni publik qoftë përmes kësaj tragjedie. Në komunitet jetojnë njerëz që janë skllavëruar nga një sistem dhe kanë vetëm një qëllim, të skllavërojnë të tjerët. Prandaj, është shumë të na kërkohet të kthejmë faqen në anën tjetër e të bëjmë sikur jemi një shoqëri e shëndoshë, sepse nuk jemi. Në jemi një shoqëri e skllavëruar dhe e shthurur, pa asnjë bosht të shëndoshë vlerash, pa njeriun dhe pa Zotin. Flas në përgjithsi. Ajo cfarë i hoqi Enveri shqiptarit ia mori e zeza, dhe sot ky njeri po vuan. Rastet e dhunës ndaj gruas janë pak të thuash alarmante, por përballë një cmendurie kolektive asnjë qytetar nuk reagon normalisht, prandaj duhet një llogjikë e fortë shtetërore. Për ta gjetur këtë llogjikë duhen njerëz me integritet dhe ide. Bota është në prag të një ndryshimi të madh, ndërsa shoqëria jonë në prag të një ringitjeje të madhe. E them sepse nuk ka rrugë tjetër, ose ringrihet ose ky vend do të braktiset përfundimisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet