Trafikimi i qënieve njerëzore, çështje e drejtësisë sociale

nga Vincenzo Del Monaco

Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është një kujtim i zbehur historik: është një çështje sociale nëShqipërinë e sotme dhe mbart farën e një kërcënimi të mundshëm për sigurinë.RS, një grua 20-vjeçare nga Tirana, solli në jetë një fëmijë në burg, pas një arrestimi përvjedhje. Fillimisht, RS mori vëmendjen e autoriteteve si një hajdute seriale, në moshën 16 vjeç. Sidoqoftë, historia e saj nuk është thjesht një histori e krimit të të miturve. Prindërit e RS ebraktisën atë në moshë të re. Kur ishte adoleshente dhe jetonte me gjyshërit e saj, ajo u shfrytëzua seksualisht. Pasi autoritetet identifikuan rastin e trafikimit, ajo u zhvendos në njëstrehë, por më pas u kthye te gjyshërit e saj, ku shfrytëzimi seksual vazhdoi. Ajo aktualishtështë ende në burg e dënuar për vjedhje. Historia e RS është vetëm një nga rastet komplekse të trafikimit të qenieve njerëzore nëShqipëri, e mbuluar nga një studim i fundit i kryer nga zyra ime, Prezenca e OSBE-së nëShqipëri.

Trafikimi i qenieve njerëzore - procesi i zënies në grackë të njerëzve përmespërdorimit të forcës, dhunës, mashtrimit ose detyrimit dhe shfrytëzimi i tyre për përfitimefinanciare ose personale - mund të ndodhë në çdo kohë dhe kudo. Gjatë pesë viteve të fundit,autoritetet shqiptare kanë raportuar më shumë se 450 raste të viktimave të supozuara dhe tëidentifikuara zyrtarisht të trafikimit, shumica e të cilave janë fëmijë. Sipas të dhënave më tëfundit të besueshme dhe të disponueshme nga UNODC, numri i viktimave të trafikimit në rangglobal në vitin 2018 ishte rreth 50,000. Megjithatë, trafikimi i qenieve njerëzore, fatkeqësisht, raportohet shumë pak dhe numri i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i madh. Ky fenomen botëror ushqehet nga pabarazia sociale dhe ekonomike, varfëria, papunësia, dhunadhe konflikti, dhe bëhet i mundur falë teknologjisë. Si i tillë, meriton vëmendje të lartë ngakomuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet kombëtare në Shqipëri.

Cilët janë, sot, personat e trafikuar? Çdokush mund të bëhet viktimë e trafikimit, megjithëse personat që jetojnë në rrethana tëpasigurta janë më të prirë të bëhen shënjestra, dhe ka më shumë të ngjarë të jenë të varur dhe sipasojë edhe të shfrytëzohen vazhdimisht nga trafikantët e tyre. Hulumtimet e shumta përtrafikimin e qenieve njerëzore na tregojnë se shpesh ëndrrat e këtyre individëve për jetë më tëmirë mund të përfundojnë në borxhe, kushte të këqija pune apo në trafikim, shfrytëzim dhedhunë.

Ata bëhen dy herë viktima kur punësohen nga organizata të krimit të organizuar. Problemi është edhe më i ndërlikuar në rastin e fëmijëve, veçanërisht të atyre që detyrohen ngaprindërit e tyre të lypin ose të kryejnë krime të vogla. Në hulumtimin e kryer nga Prezenca, udokumentuan 45 raste të fëmijëve të trafikuar ose të fëmijëve që mund të bien viktima tëtrafikimit, siç është rasti i EXH, një 15-vjeçar me çrregullime mendore, i cili, që në moshën 11-vjeçare, ka lypur, shitur drogë, vjedhur dhe ka punuar herë pas here për të mbështetur babanë etij me aftësi të kufizuara. Pas largimit nga qendra e përkujdesit shoqëror, një punonjës imbrojtjes së fëmijëve ka monitoruar vazhdimisht rastin e tij.

Ajo çka tregojnë raste si ai i EXH është se trafikimi i qenieve njerëzore nuk trajtohet thjesht melargimin e një viktime nga shfrytëzimi, por kërkon zgjidhje afatgjata ekonomike dhe sociale përfamiljet dhe fëmijët, duke përfshirë këtu punësimin, strehimin dhe arsimin. Kjo fillon mesisteme të forta dhe me burime të mira të mbështetjes sociale, të cilat parandalojnë trafikimindhe shfrytëzimin dhe ushqejnë një mjedis mbrojtës për personat më të cenueshëm. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për të ndihmuar në bashkërendimin e njëqasjeje ndërdisiplinore, që ka në qendër viktimën e trafikimit, për të çrrënjosur të gjitha formate trafikimit të qenieve njerëzore, bazuar në qasjen gjithëpërfshirëse të OSBE-së për të trajtuarkëtë krim të rëndë. Angazhimi ynë drejtohet nga të diturit se trafikimi përbën një kërcënim përsigurinë kombëtare dhe rajonale për shkak të veprimtarisë kriminale që përfshin ky fenomen.

Hulumtimet në mbarë botën theksojnë se trafikantët shpesh përfshihen në korrupsion, trafikdroge, kontrabandë migrantësh, pastrim parash dhe forma të tjera të krimit të organizuar, dhekëto fitime nga trafikimi i qenieve njerëzore rrjedhin në ekonomitë formale dhe kriminale mekoston e sundimit të ligjit, të vlerave demokratike, të sigurisë ekonomike, të investimeve dhe tëzhvillimit të qëndrueshëm. Në përputhje me mandatin e saj dhe përparësitë e qeverisë shqiptare, Prezenca ofron ekspertizëpër të përmirësuar politikat, për të përmirësuar aftësitë dhe për të forcuar mekanizmat ebashkërendimit, në të gjitha institucionet dhe organizatat shoqërore të zbatimit të ligjit dhe tëdrejtësisë. Ne kontribuuam në miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi për të mbrojtur fëmijëtnga shfrytëzimi ekonomik dhe planet e nivelit vendor për identifikimin dhe dhënien e ndihmëspër fëmijët në këto situata.

Udhëzime të miratuara për mbrojtjen e interesit me të lartë tëfëmijës viktimë e trafikimit gjatë procesit penal; mekanizma e mbledhjes së të dhënave; dhetakimet bashkërenduese me pjesëmarrjen e shumë strukturave po ndihmojnë më tej nëidentifikimin dhe menaxhimin e rasteve. Takimet e mia të fundit me institucionet, policinë, strehëzat dhe OJF-të përforcuan nevojën përbashkëpunim në të gjitha nivelet. "Të ndryshëm dhe të barabartë", "Vatra" dhe "Caritas", tëcilat sjellin përvojë të lavdërueshme në terren në parandalimin e trafikimit dhe asistimin eviktimave, theksuan rëndësinë e programeve të qëndrueshme të ndihmës sociale përriintegrimin e viktimave, pa të cilat ato mund të kthehen përsëri në fazën fillestare tëshfrytëzimit, siç është rasti i RS. Çfarë mund të bëhet? Përkundër këtij konteksti, ndjekja penale e trafikimit të qenieve njerëzore është një përparësipër të dhënë drejtësi për viktimat, dhe për të ndihmuar në identifikimin e autorëve dukegjurmuar pasuritë e tyre.

Viktimat nuk duhen trajtuar si autorë të krimeve të kryera për shkak të situatës së tyre tëtrafikimit. Identifikimi i duhur i tyre si viktima do të çonte në mbrojtjen e të drejtave të tyrenjerëzore dhe do të kontribuonte në ndjekjen penale të trafikantëve. Fondet e konfiskuara mund të përdoren për të ndihmuar viktimat e trafikimit, për të mbështeturstrehëzat dhe OJF-të në rehabilitimin e viktimave, të cilët mund të fillojnë një jetë të re. Në rastin e fëmijëve, përfshirja proaktive e punonjësve socialë dhe zbatimi i ligjit për tëzvogëluar dukurinë e abuzimit do të ulnin rrezikun e fëmijëve të cilët mund të trafikohen.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet shqiptare, gjithashtu në nivelin vendor, për tëforcuar sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Ndërsa trafikantët zhvillojnë metoda të reja rekrutimi, qoftë përmes internetit apo fizikisht, sidhe mjete të sofistikuara për të kontrolluar viktimat e tyre, trajnimi i specializuar për zyrtarët ezbatimit të ligjit dhe drejtësisë është tepër i rëndësishëm. Prezenca po zhvillon trajnime përpolicinë dhe magjistratët, që trajtojnë forma të reja të trafikimit dhe inkurajon një qasje të tëdrejtave të njeriut, të orientuar drejt fëmijëve dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore për taluftuar këtë fenomen. Gjithashtu, së bashku me Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm dheKoordinatorit të OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ne do të ofrojmëpër herë të parë në rajon një trajnim unik me bazë simulimin. Së fundi, roli i një koordinatori kombëtar të posaçëm kundër trafikimit mbetet vendimtar, menjë mandat të qartë dhe burime të përshtatshme për të udhëhequr bashkërendimin edimensioneve të ndryshme të përpjekjeve kundër trafikimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet