Tre fazat e rëndësishme të një dite në punë - nga Doriana METOLLARI

Një ditë produktive për mua është një ditë që ka një organizim të mirë. Preferoj që punët me të cilat më duhet të merrem të nesërmen ti organizoj një ditë para. Zakonisht dita optimale fillon me punë punë: punën më të rëndë preferoj ta bëj në fillim të ditës kur energjitë janë optimale: vijon me komunikimin dhe mbaron me zhvillimin e strategjive dhe kontrollon e cilësisë. Orët e para të punës janë "orët e krahut" sic i quaj unë. Dicka të vështirë dhe të bezdishme është më mirë ta bësh që në fillim.

Zakonisht 2-3 orët e para të ditës janë "puna e krahut". Pas kësaj vijnë pauzat dhe faza tjetër: komunikimi. Kur them komunikim nuk e kam fjalën për të kaluar orë duke folur në chat me miqtë, apo në telefon më të njohur për rutinën e ditës, sepse kjo nuk të con askund. Kudo që ti e hap laptopin tënd për të punuar në zyrë, në shtëpi, apo aeroport, orët e punës duhet t'ia dedikosh punës. Ka një ndryshim: dy kolegë mund të qëndrojnë në një zyrë dhe të mos flasin fare për punën. Por ti mund të takosh dikë rastësisht jashtë dhe të krijosh një marrëdhënie që në të ardhmen mund të të sjellë të mira profesionale. Rëndësi pra ka niveli i bisedës, jo ambjenti ku je.

Ndarja e ditës dhe orëve të punës në disa faza, nga 2-3 orë sejcila do t'ju shërbejë për ta bërë më pak të bezdisshme, më pak monotone dhe më shumë interesante ditën. Pra në vend që të punoni tetë orë rrumbullak në një projekt, provoni ta shikoni këtë projekt në disa faza, pak a shumë ta "copëtoni atë". Zhvillimi i komunikimin aziendal nuk bëhet për të kaluar kohën është një "must" për të sjellë ide dhe fluks të ri brenda biznesit tuaj. Orët që kalohen më klientët, apo kolegët tuaj janë minuta që të shërbejnë për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e punës.

Rrezultatet e këtyre bisedave më pas, mund ti vendosësh mbi tryezë dhe ti analizoni së bashku me kolegët e tjerë. Edhe ndonjë telefonatë me ndonjë klient të ri mund të hyjë pa asnjë dëm në këtë fazë. Eshtë me të vërtetë e rëndësishme dhe produktive. Kjo mund të të shërbejë për të sjellë prurje të reja brënda kompanisë. Koha që kaloni duke zhvilluar idetë ose duke e prezantuar biznesin tënd aty ku duhet nuk është asnjëherë kohë e cuar dëm, përkundrazi.

Faza e tretë është faza ku mund ta kaloni duke analizuar cilësinë dhe duke mbajtur strategjinë dhe vizionin që keni për të biznesin. Bashkëpunëtorët tuaj mund të punojnë mirë, por një sy më shumë e bën punën e tyre akoma më të mirë, dhe një diskutim për atë cfarë nuk është bërë apo si mund të bëhet më mirë, e bën produktin akoma me interesant. Kjo është zakonisht faza e mbledhjeve. Zakonisht mbledhjet janë fizike, ose online. Kjo është fasha kohore ku kolegët rrahin idetë e tyre dhe diskutojnë argumentet më të rëndësishëm të ditës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet