Vlera e jashtme, si faktor progresi

nga Doriana METOLLARI

Bota përëndimore vlerëson kur ti krijon dicka që vlen. Nuk ka njeri që e prek kur krijesa në këtë rast është dicka që ia vlen për atë vend, për atë komunitet, apo për shoqërinë.

Vlera që nxjerr jashtë, si vepër, shkrim, biznes, sociale, frymë, s'ka rëndësi: është dicka objektive, jashtë cdo paragjykimi, apo jashtë cdo interesi. Vlera, kreativiteti, zotësia shfaqet dhe del sipër kontureve dyshuese, të errëta, manipulatore. Fryma e përgjithshme refuzon të mbyllë sytë para atij që krijon, bën dhe është.

Nuk i mbyll dot sytë dhe jo vetëm, por edhe të mbështet. Respekti për veprën është dicka njohëse dhe që respektohet. Askush nuk tenton të të zhysë. E bukura është një fakt real, frymëzues, dhe influencues në atë vend. Ata do të krenohen me këtë frymë, dhe kurrë nuk do ta bëjnë pis, ata do ta mbrojnë dhe do të reagojnë. Nuk flas për artin vetëm, edhe për biznesin, për ekonominë, për kauzat sociale.

Një energji e paparë qytetaria kur mblidhet në kauzat e saj për vullnetariatin, kafshet, apo cështjet e gruas, apo për homoseksualët. Mbase në një pjesë të mirë, pak të egër në mbrojtjen e kauzave të veta, dhe imponues ndaj institucioneve, por jo individit në preferenca, pa thyer ligjin. Ata janë imponues ndaj insitucioneve që nuk zabtojnë ligjin, ndaj individëve që nuk zbatojnë ligjin, ndaj shtetit për aprovimin e ligjeve, por kjo nuk lidhet kurrë drejtpërdrejt ndaj njeriut.

Pra në thelb është kjo. Duhet të dalim nga vetvetja, sepse kjo është më mirë për të gjithë. Vetëm kështu do të jemi në gjendje të mbrojmë dhe ti japim rëndësinë që meritojnë kauzave që ndjekim.

Vlera nuk është e lidhur më ne. As antivlera nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më qënien tonë. Ne jemi një kompleks më vlera dhe defekte, ajo që bëjmë, ajo që krijojmë, ajo që që na dallon, na jep pikë, ose na heq pikë. Të marrësh parasysh këtë do të thotë të jesh i drejtë dhe objektiv në gjykim. Do të thotë të jesh i ndërshëm me vetën dhe ta shohësh tjetrin jo si pjesë të jetës tënde, por si një faktor të jashtëm që mund ta influencojë aq sa ia lejon ti. Për këtë duhet vlera e jashtme, sepse është puna motori i jetës dhe shoqërisë. Duhet ti besojmë vlerës se jashtme, veprës, atë cfarë shohim se ia vlen, dhe të mos e marrim personale asgjë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet