30 vjet pjesë e asaj klase politike, sot Topalli flet ''korrupsion'' dhe kërkon ''lëvizje politike kundër''

Të gjithë po flasin për lëvizje të re politike në horizont, e cila do të mbledhë mbi të gjithë ata që nuk arritën të vjelin diçka tjetër nga PDja. "Lëvizjes për ndryshim”, e iniciuar fillimisht nga disa të rinj, pritet ti bashkohet dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Më herët Topalli tha se do ti bashkohej çdo iniciative që është kundër klasës politike të korruptuar, por e ka mohuar që është organizatorja e gjithë kësaj. Topalli shprehet se ajo do ta shohë në vijim nëse do të jetë pjesë e kësaj lëvizje, apo ndonjë organizimi tjetër, që synon luftimin e korrupsionit në vend, ndërsa shton se ftesa për të marrë pjesë në takimin prezantues të kësaj nisme i ka shkuar edhe asaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet