As duhet të ishte në garë

Ambasadorja Yuri Kim e provon dhe këtë herë, duke harruar rolin e saj. Mania e protagonizmit e diplomates nuk njeh kufinj. I kalon dyert e selisë dhe bëhet herë Zot, e herë Ligj, në institucionet e Shqipërisë, sepse tek shqiptarët po se po. Ata e duan amerikën, por sigurisht nuk i njohin rregullat apo ligjet e diplomacisë.

Ata madje e kanë votuar si personazhin e vitit. E tha një TV shqiptar.

Yuri Kim ka ardhur në krye të selise diplomatike të SHBAve disa vite më parë, me një ego të paparë, por ajo që është problematike është hapësira që po merr zonja e parë e Shqipërisë (nejse znj. Rama, se eshte në një tjetër sens).

Yuri Kim kërkon të marrë dhe të vendosë vetëm kufinjtë që ajo i njeh dhe i respekton. Konventa e Vjenës, një manual i vjetër, basik, shumë i mirë duhet jo vetëm lexuar në shkollat diplomatike, por edhe aplikuar nga diplomatja amerikane në Tiranë.

Një hap pas Ambasadore, Ju kujtoj Nenin 1., të Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet