Ballkani Perëndimor është një ''Kinë'' e vogël për Perëndimin

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar thotë se përparësia kryesore në këtë detyrë do të jetë integrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar për rolin e Rusisë dhe Kinës në rajon? Analistët thonë se mungesa e një roli të fuqishëm të SHBA-së do të bëjë që boshllëku të mbushet nga Rusia dhe Kina.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Po jam i shqetësuar. Të jem i sinqertë, mendoj se në hapësirën Evropiane dhe në atë të Europës Perëndimore, vendet duhet të ndihen se kanë mundësi të tjera përveç Kinës nga pikëpamja ekonomike. Hapja e zyrës së Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim në Beograd ishte një shembull i shkëlqyer i angazhimit tonë në rajon. Unë po punoj shumë ngushtë me Dhomat Amerikane të Tregtisë në të gjitha këto vende, si një mënyrë për të inkurajuar njerëzit që të shohin përtej Kinës për projekte të mëdha infrastrukturore dhe investime, sepse investimi ynë në fakt, vjen me përfitime afatgjata për rajonin. Në rastin e Rusisë ne mendojmë se shumë nga gjërat që bën Rusia për të ndërhyrë në politikën e brendshme të vendeve, veçanërisht në Mali të Zi, është shumë destabilizuese, na largon më shumë nga rruga e integrimit evropian dhe akoma më larg nga pajtimi shumë-etnik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet