Ballkani i Hapur nxit paqen, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”. Në një reagim kundër atyre që kritikojnë Ballkanin e Hapur, Rama theksoi se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe përshpejton Procesin e Berlinit. “Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, tha Rama. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet