Bardhi: I dënuari për trafik droge, kërkoi publikisht vota për Taulant Ballen

Deputeti i PDsë, Gazment Bardhi zbardhi fakte mbi grupin që e shoqëronte Kreun e grupit socialist Taulant Balla gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë takimit për Komisionin hetimor mbi zgjedhjet e 25 Prillit, ai tha se: “ Jam i gatshëm të shkoj dhe të them se kush ishin ata që shoqëronin Taulant Ballën nga mëngjesi deri në darkë. Ishte tjetri i dënuar për trafik droge dhe doli në televizion, në Top-Channel, tha po, unë kërkoj vota për Taulant Ballën. Kaq, e tha troç. E tha publikisht, është i dënuar për trafik droge tjetri. Drejtonin nga shefi i policisë e tek të tjerët. Dhe më pas e shkarkoi Balla nga puna. E di pse e shkarkoi, sepse i thoshte mos shpall njerëz në kërkim, por dil e bëhu pjesë e shtabit”, u shpreh Bardhi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet